E papritur: Nusja arrestohet para dasmës, ja arsyeja e padisë nga ish-bashkëshorti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 43-vjeçare në Selanik rrezikoi të kalonte ditën e martesës në burg. Kjo pasi ish-bashkëshorti i saj nga xhelozia ka bërë padi për shkelje të një urdhri gjyqësor, lidhur me komunikimin me djalin e tyre dhe gruaja është arrestuar pak minuta para se të nisej për në kishë, ndërsa ishte e veshur me fustanin e nusërisë.

Në fakt ajo është dërguar në komisariat, ku policët i kanë përcjellë shpjegimet e prokurorit dhe kështu është lënë e lirë dhe ka arritur të shkojë në kishë. Madje ajo shoqërohej nga djali i saj i mitur, i cili ishte dhe shoqërues i nuses në këtë rast. Ngjarja ka ndodhur në korrik 2019 dhe është ringjallur sot, të martën, në auditorin e Gjykatës së Kundërvajtjes Treanëtarëshe të Selanikut, ku gruaja ishte ulur si e akuzuar dhe u shpall e pafajshme.

Siç u përshkrua në gjykatë, ish-bashkëshorti, me profesion kontabilist, bëri padi duke ditur se në atë kohë do të martohej në një kishë në Poros të Troizinisë. Ai pretendoi se ishte shkelur vendimi për të kontaktuar fëmijën e tyre. Megjithatë, gruaja u tha policëve që e arrestuan se komunikimi nuk ishte ndaluar mes tij dhe djalit, madje u tregoi mesazhe atyre që vërtetonin se babai komunikonte normalisht me të birin.

Kështu gruaja u lirua. “Ajo që kalova ishte një makth, dasma për pak nuk u bë”, tha 43-vjeçarja duke kërkuar falje, duke theksuar se ish-bashkëshorti e ka bërë padinë për shkak se ishte xheloz. Madje, ajo i ka paraqitur gjykatës një sërë fotografish nga dasma e saj e shoqëruar nga djali i saj. Vetë ish-bashkëshorti në dëshminë e tij ka rindërtuar atë që kishte pretenduar dhe ka folur për një keqkuptim./   SM

Të fundit

Humb betejën me sëmundjen e rëndë aktorja ikonë e televizionit amerikan

Aktorja e njohur Valerie Mahaffey, e vlerësuar me çmimin Emmy për kontributin e saj në televizion, ka ndërruar jetë...

Vrasja e Kenedit, raporti flet për mundësinë e një komploti

2 qershor 1979 Më 2 qershor 1979, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Komisioni i Përzgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve për Vrasjet (House Select Committee...

U rrëzua nga çatia e kishës 2 javë më parë, ndërron jetë prifti Kristaq Viso

Prifti Kristaq Viso, i cili ra nga çatia e Kishës rreth 2 javë më parë, ka ndërruar jetë ditën e sotme. Lajmi për ndarjen nga...

Pas paraqitjes në SPAK, Berisha niset sot drejt Brukselit! Zbulohet SMS i Nokës

Kreu i opozitës Sali Berisha do të jetë sot në Bruksel ku do të marrë pjesë në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Evropiane. Berisha do...

Rama: Aksi kryesor i Ksamilit i transformuar, i shërben rritjes së përvitshme të turizmit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga aksi kryesor i Ksamilit, tanimë i transformuar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se ky investim...

Lajme të tjera

Web TV