Pse është mirë të zgjoheni në të njëjtën orë çdo ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekspertët e gjumit këshillojnë që zgjimi në të njëjtën kohë çdo mëngjes pa marrë parasysh kur shkoni të flini dhe a punoni apo jo.

Nëse me dëshirë zgjoheni për shkak të punës për çdo ditë, zgjohuni në të njëjtën kohë edhe gjatë vikendit kur nuk shkoni në punë – do të ndiheni shumë më mirë, më energjikë dhe më të kënaqur se sa të flini më gjatë.

Sipas mindbodygreen, është mirë të keni edhe ndonjë rutinë, të cilat kanë të bëjnë me zgjimin e mëngjesit dhe ndihmojnë të filloni ditën me energji të mirë, për shembull, të bëni një dush apo të meditoni, transmeton Telegrafi.

Njerëzit të cilët zgjohen në të njëjtën kohë janë më të lumtur

Koha në të cilën zgjoheni çdo mëngjes mbase është njësoj e rëndësishme si edhe koha e shkuarjes për të fjetur gjumë natën e kaluar, ka treguar një hulumtim të cilin e ka bërë ëeb portali Mattress Inquirer.

Individët, të cilët zgjohen rreptësisht në të njëjtën kohë, janë më të kënaqur në të gjitha aspektet e jetës se njerëzit të cilët ndonjëherë zgjohen më herët dhe herë-herë më vonë dhe nuk e kanë rutinën e tillë.

Produktiviteti dhe kënaqësia me punën janë më të mundshëm

Disa hulumtime na bëjnë të supozojmë që zgjimi i hershëm në të njëjtën kohë do të mund të jetë çelësi për produktivitet kulmor, gjë që do të shpjegonte përse individët të cilët e kanë këtë shprehi shpesh janë më të kënaqur me situatën e tyre financiare dhe afariste.

Ajo shprehi është e mirë për shëndetin fizik dhe psikik

Orari i çrregullt i gjumit dhe i zgjimit mund të dëmtojë organizmin me uljen e nivelit të kolesterinës së mirë, rritjen e yndyrës trupore dhe faktorëve të rrezikut për diabet dhe sëmundje të zemrës, ka treguar hulumtimi./  S,M

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV