PD sulmon ‘Giro D’Italia’ dhe Silvinjon: Po harxhohen 7 mln euro për një tur biçikletash!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike prezantoi sot edhe programin elektoral për sportet, ku pikat kryesore që u deklaruan edhe nga kreu i saj Sali Berisha, ishin zhbërja e ligjit për sponsorizimet, aplikimin vetëm të shpërblimeve financiare për sportistët që fitojnë çmime dhe jo grada e spaleta ushtarakësh, si dhe dyfishim të buxhetit.

Por ajo që ra në sy në këtë takim sot (2 prill), ishte një deklaratë e kandidatit të PD-së, Salvador Kaçaj, ish-kryekomunar i Shëngjinit dhe ish-sportist.

Ai hodhi akuza ndaj eventit më të madh sportiv që pret vendi më 9 prill, “Giro D’Italia”, duke e quajtur si “tur biçikletash’ për të cilin po harxhohen miliona euro që përfitohen nga hajdutët, si dhe hodhi dyshime për pagesat me VKM të posaçme të qeverisë ndaj trajnerit të Kombëtares Shqiptare, brazilianit Silvinjo.

“Ky është një takim i rëndësishëm, sepse sporti është lënë pas dore, dua të them 2-3 gjëra pikante. Kryeministri ynë e ka përvetësuar edhe fanellën e kombëtares, është edhe trajner, buxheti për sportin është 1.6 milionë euro, për ca biçikleta që do vijnë nga Italia për një tur çiklistësh do japë 7 milionë euro. Pra shikoni vetëm këtë fakt, një akt korruptiv, një vjedhje e taksave të shqiptarëve. Pra 7 mln euro për ca hajdutë që vijnë nga Italia për një tur biçikletash. Ky premton që do japë edhe licenca për lojërat e fatit po s’i jep, se do t’i mbajë vetë në dorë. Sylvinho paguhet nga qeveria me VKM të posaçme, ka sjellë menaxherin e tij, vëllanë e tij, emëruar drejtor shumë të rëndësishme për një nga këto të lojërave të fatit”, u shpreh Kaçaj mes të tjerash./e.t

Të fundit

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Lajme të tjera

Web TV