Në kërkim për evazion fiskal/ Oltion Buzi dorëzohet në Policinë e Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Oltion Buzi, sipas burimeve për ABC News, rreth një jave më parë është dorezuar te Drejtoria e Tiranës.

Buzi është pronari i “Buzi Store” dhe ishte i shpallur në kërkim që në janar për evazion fiskal.

Subjekti që Buzi administronte, nuk deklaroi 3.7 milionë euro të ardhura.

 

Gjatë hetimit, u ushtruan kontrolle në 8 adresa të lidhura me subjektin ‘Buzi Sport’ dhe shoqërinë e fiskalizimit, ku u sekuestruan provat materiale që përfshijnë njësi kompjuterike, telefona celularë, tableta dhe vlera monetare në valuta të ndryshme që arrijnë në 8,000,000 lekë, të cilat nuk ishin të justifikuara me dokumentacion ligjor.

Hetimet treguan se ‘Buzi Sport’ përdorte një sistem kompjuterik të paautorizuar për monitorimin dhe lëshimin e faturave tatimore. Ky sistem,  që operonte përmes platformës online të palicencuar “store.dyqanimen.com”, mundësonte lëshimin e faturave të falsifikuara, të cilat përmbanin mangësi të elementeve të kërkuara nga legjislacioni tatimor dhe ishin të pa fiskalizuara.

Në disa raste, subjekti lëshonte fatura me vlera më të mëdha, ndërkohë që deklaronte një vlerë shumë më të vogël për qëllime tatimore, duke shmangur kështu pagesën e detyrimeve tatimore/k.k

Të fundit

VIDEO tronditëse e rrëzimit të helikopterit/ Mesazhi i fundit i pilotit

Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi aksidentin e helikopterit në Nju Jork që la të vdekur gjashtë persona....

Sa u kushton luksi i automjeteve shqiptarëve?

Pavarësisht detyrimeve të larta që kanë për t’u mbajtur, si në taksa ashtu edhe në shpenzimet e karburantit, shqiptarët kanë një tendencë në rritje...

“Fansja ime numër një”, Sokol Balla poston foton e vajzës që e ndjek nga ekrani

Gazetari i njohur, Sokol Balla ka ndarë me ndjekësit e tij një moment tejet të veçantë. Në rrjetet e tij sociale, gazetari dhe drejtuesi i...

Shenjat më të zakonshme në trupin tuaj që tregojnë se po përjetoni stres

Ritmi i shpejtë dhe detyrimet e shumta në përditshmërinë e njerëzve rezultojnë në ankth dhe stres intensiv. Shpesh, stresi mund të trokasë në derën tonë...

Video/ Si rrallëherë mami i Xhensila Myrtezajt ngjitet në skenë dhe këndon me të bijën

Xhensila Myrtezajn e kemi parë me qindra herë në skenë, por si këtë radhë asnjëherë! Këngëtarja ka marrë për herë të parë suprizën më...

Lajme të tjera

Web TV