“A i duhet vendit një lolo si Basha?”/ Berisha: Në këtë moshë s’kam ambicie për pushtet!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shprehu mendimin e tij në lidhje me situatën aktuale politike në Shqipëri, duke theksuar se ambiciet e tij nuk janë për pushtet ose pasuri.

Ai theksoi se pas intrigave që ka përjetuar PD nga kryeministri Edi Rama, ai vendosi të luftojë vetëm për të mbrojtur vlerat e opozitës.

“Në këtë moshë nuk ka ambicie pushteti, as për para, të jemi realistë,” tha Berisha.

Ai ngriti pyetjen se a duhet vendi të ketë një opozitë të vërtetë apo një “lolo opozitë” siç e përshkroi ai marrëdhënien mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.

Berisha nënvizoi se është thelbësore për Shqipërinë të ketë një opozitë të fortë dhe të pavarur, e cila nuk është nën kontrollin e qeverisë.

“Në këtë moshë nuk ka ambicie pushteti, as për para, të jemi realistë. Ambiciet janë krejtësisht të tjera, mirëpo një ditë, pasi Rama ndërmori intrigat që ndërmori kundër meje, zgjodha të luftoj vetëm, shoh që donte të vendoste opozitën nën kontroll. I them cdo shqiptari, a duhet vendi të ketë një opozitë, apo të ketë një lolo opozitë siç bën sot Basha me Ramën?” tha ai./E.T

Të fundit

The Telegraph: Trump do t’i ofrojë Putinit mineralet e rralla të Alaskës

Presidenti amerikan Donald Trump, po përgatitet t’i ofrojë Presidentit rus Vladimir Putin qasje në burimet e mineraleve të rralla,...

Rama: Forcat Komando, vlerë e shtuar në luftën kundër zjarrit mes Delvinës e Gjirokastrës

Këtë të enjte, më 14 gusht, kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim lidhur me situatën e zjarreve që kanë përfshirë prej javësh...

Pjatalarësi që themeloi kompaninë 4 trilionë dollarëshe, historia e CEO-s së Nvidia

Kur Jensen Huang, shefi ekzekutiv 62-vjeçar i Nvidia shfaqet me xhaketën e lëkurës para një publiku, është e vështirë të përfytyrosh djaloshin imcak me...

“Apokalips” në Greqi/ Mbi 5 mijë zjarrfikës në luftë me flakët

Spanja vijon edhe këtë të enjte betejën me flaket që kanë shkrumbuar me mijëra hektarë pyje dhe zona të banuara.  Autoritetet njoftuan viktimën e...

Trump që gëlltit gënjeshtrat e Putinit është kërcënim më i madh për Ukrainën sesa bombat

Rafael Behr Në Alaskë, udhëheqësi rus do të pretendojë se dëshiron paqe, por vetëm sipas kushteve të tij – dhe do të shfrytëzojë dëshpërimin e...

Lajme të tjera

Web TV