Vila 31 x Art Explora/ BE do të mbështesë dhe rezidenca të tjera artistike në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato u shpreh sot se, Java Europiane e vitit 2025 do të organizohet në gjysmën e dytë të muajit maj.

Në fjalën e tij në inaugurimin e Vila 31 x Art Explora, Gonzato u shpreh se:

“Sot jemi mbledhur në një vend i cili simbolizonte në të shkuarën izolimin dhe shtypjen, por sot ju e keni shndërruar këtë vend në një vend ku lulëzon liria e fjalës dhe do të ketë shkëmbime artistike dhe kulturore. Pra një shndërrim që është simbolik dhe shumë domethënës”.

Për këtë arsye, nënvizoi ai, “BE është shumë krenar që të ketë mbështetur pikërisht këtë kalim, nga historia, nga e shkuara tek e ardhmja, nga të qenit të mbyllur në të qenit të hapur, nga aspekti ideologjik, në ndërtimin e urave ndërmjet programit “Europa krijuese””.

Ambasadori u shpreh se gjatë ditëve në vijim BE do të mbështetë disa rezidenca artistike në këtë vilë dhe një simpozium.

Gonzato gjithashtu njoftoi se, nesër në Durrës nis festivali Art Explora, me 10 ditë performanca, filma e koncerte për të gjitha moshat.

“”Europa krijuese”, është nga programet, jo vetëm më të suksesshme, por fuqizon artistët, lidh institucionet kulturore dhe na ndihmon që ta tregojmë historinë e Europës në të gjithë larminë e saj. Sot Europa po ndihmon që të lidhë artistët shqiptarë me kolegët e tyre në Europë dhe të gjithë kontinentin. Ky do të thotë integrim europian nëpërmjet kulturës, kur njerëzit bashkohen me njëri-tjetrin shumë përpara se të përfundojnë negociatat për anëtarësim”, tha Gonzato.

“Arti dhe kultura nuk janë pjesë anësore e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, por janë në zemër të tij, sepse artistët dhe të gjithë ata që punojnë për krijimtarinë ndihmojnë për shndërrimin e shoqërive për të arritur të bëhen shtete anëtare, duke qenë të hapur sjellin reflektimin kritik, mendimin kritik, lirinë e fjalës, inovacionin”, tha Gonzato.

Prandaj shtoi ai, “BE dhe Shqipëria po punojnë shumë me artistët dhe me institucionet kulturore. Ne dëshirojmë që të bëjmë lidhjen me krijimtarinë, por edhe me vlerat themeluese të BE-së”.

Lexo edhe :  Berat, Makina përfshihet nga flakët, zjarrfikësit shmangin përhapjen e zjarrit

Gonzato njoftoi gjithashtu se, “Java Europiane e vitit 2025 që do të organizohet në gjysmën e dytë të muajit maj do të ofrojë mundësinë dhe hapësirën për artistët shqiptarë që të tregojnë zërat e tyre dhe të kontribuojnë në formësimin e të ardhmes, e cila do të jetë e rrënjosur në vlerat e BE-së”./e.t

Të fundit

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Trump befason botën: Falenderoj Iranin, tani koha për paqe!

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një mesazh të paprecedent për publikun amerikan dhe gjithë botën, ka pranuar se Irani e ka njoftuar administratën amerikane...

Lajme të tjera

Web TV