Ylli i serialit Euphoria, Eric Dane diagnostikohet me sëmundjen e rëndë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori i njohur Eric Dane ka ndarë një lajm tronditës me revistën PEOPLE, duke zbuluar se është diagnostikuar me sëmundjen e rrallë, ALS (skleroza laterale amiotrofike).

“Jam diagnostikuar me ALS”, shprehet ai me sinqeritet. “Jam thellësisht mirënjohës që kam familjen time të dashur pranë meje, ndërsa përballemi së bashku me këtë kapitull të ri të jetës”.

Dane, 52 vjeç, është i martuar me aktoren Rebecca Gayheart dhe së bashku janë prindër të dy vajzave, Billie Beatrice, 15 vjeç, dhe Georgia Geraldine, 13 vjeç.

Pavarësisht diagnozës së rëndë, aktori vazhdon të tregojë forcë dhe përkushtim ndaj profesionit të tij.

“Ndjehem me fat që ende mund të punoj dhe mezi pres të rikthehem në xhirimet e ‘Euphoria’ javën që vjen”, tha ai për PEOPLE.

“Ju lutem, kërkoj mirëkuptimin tuaj për pak privatësi për mua dhe familjen time në këtë periudhë”.

Dane luan rolin e babait autoritar të familjes Jacobs në serialin hit të HBO, Euphoria, dhe është planifikuar të nisë xhirimet për sezonin e tretë më 14 prill. /E.S

Të fundit

Po rilindin hekurudhat?

Nga Fatos Çoçoli 15 vite më parë, në vitin 2010, përfaqësuesit e Bashkimit Evropian i kërkuan gati me lutje qeverisë...

Pas fatkeqësisë natyrore, Baba Vangës i del një tjetër parashikim tronditës

Pak kohë më parë u vërtetua se një nga parashikimet e Baba Vangës u bë realitet. Bëhet fjalë për tërmetin që ndodhi në Azinë Juglindore...

Sa është pëlqyeshmëria për krerët e partive nga qytetarët e Tiranës

Barometri Euronews Albania ka sjellë për publikun matjet e dyta politike për Qarkun e Tiranës. Në këto matje janë pyetur ballë për ballë 1000...

“Kokat” e botës/ Zbuloni listën e 100 njerëzve më të fuqishëm në botë

Revista Time ka publikuar listën e 100 personave me më shumë ndikim në botë për vitin 2025. Lista përfshin politikanë, sipërmarrës të teknologjisë, biznesmenë dhe yje...

Temperatura deri në 29 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot

Depërtimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë Oqeanike do të vijojnë ndikimin e tyre në vendin tonë, duke sjellë alternim...

Lajme të tjera

Web TV