Këtë të shtunë, Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore prezantuan programin politik 2025-2029. Prezantimi u zhvillua në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Të pranishëm në këtë prezantim ishin shumë prej figurave të njohura të PD-së, njerëz të politikës, simpatizantë dhe qytetarë. Gjithashtu, i pranishëm ishte edhe kreu i demokratëve, Sali Berisha./ S.M