“U ringritëm nga hiri”, Berisha takim me shqiptarët në Itali: Të shpëtojmë Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në takimin me shqiptarët e Italisë, u shpreh se opozita u ngrit nga hiri me mision që të mbrojë demokracinë.

Berisha: Stacioni i parë që nisa pas nisjes së fushatës elektorale dy ditë më parë në Tiranë, jeni ju. Është Breshia. Ju erdhët në këtë vend mik të Shqipërisë si njerëzit më të vuajtur nga diktatura komuniste në Evropë. Ju erdhët në Itali si njerëz para të panjohurave të mëdha. “Viva a Italia”. Arritët të ktheheshit në qytetarë dinjitozë, në pak vite u bëtë pjesë jetike në ekonominë e Italisë. Ja ku jeni sot më të lirë, më të fortë, më të mirë se kurrë. Ju punuat me ndershmëri dhe me këtë punë fituat respekt dhe mirënjohje. Ju kurrë nuk e harruat vendin tuaj, atdheun dhe familjet tuaja. Të jesh shqiptar do të thotë të kalosh çdo pengesë.

Vërtetë kaluam një opozitë të gjatë, vërtetë luftuam me egërsinë më të madhe tre vite me radhë me qëllimin më të lig për të zhdukur dhe krijuar Shqipërinë pa opozitë. Ashtu si ju, që fituat çdo sfidë, edhe ne kaluam çdo pengesë. U ringritëm nga hiri për një mision të shenjtë. Të mbrojmë demokracinë, interesin shqiptar dhe do shpëtojmë Shqipërinë nga diktuara e dytë./k.k

Të fundit

Rudina Hajdari: Berisha është e shkuara, duhet të dorëhiqet

Rudina Hajdari është një ndër zërat e parë mes demokratëve që kërkon haptazi dorëheqjen e Sali Berishës nga drejtimi...

Zvicër, skiatorët gjenden të pajetë në mal, detajet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Zvicër, ku pesë skiatorë kanë humbur jetën. Shërbimet e urgjencës ishin "alarmuar" një ditë më...

Incidenti në Mitrovicë, kreu i Policisë: Në qafën e serbit ishte vendosur bojë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në një konferencë për media pas incidentit të ndodhur në veri të vendit, ku njësitë...

Në Shqipëri nuk ka as tren bullgar, as tren kinez

Nga ARTUR AJAZI PD-ja futi një term aspak të kuptimshëm këto zgjedhje. Nuk e shpalosi gjatë fushatës, por e përdori ditën e votimit, dhe veçanarisht...

U arrestuan teksa drekonin, gjykata lë në burg Xhevdet Plakun dhe 5 të tjerë

Ka përfunduar seanca për vlerësimin e masave te sigurisë për 7 personat e arrestuar në kuadër të operacionit policor "Emigma", zhvilluar të enjten e...

Lajme të tjera

Web TV