I ra krevati sipër, shqiptarja që humbi jetën në Santorini do bëhej gjyshe për pak ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të shtunën e kaluar në ishullin grek të Santorinit, ku një pastruese shqiptare 59-vjeçare ka humbur jetën në vendin e punës, si pasojë e rrëzimit të një krevati me mekanizëm të dëmtuar.

Sipas faqes lokale Santonews.com, gruaja kishte disa vite që punonte në Santorini për të mbajtur familjen, pas humbjes së bashkëshortit. Ajo ishte nënë e tre fëmijëve dhe së shpejti do të bëhej gjyshe, pasi njëra nga vajzat e saj është në muajt e fundit të shtatzënisë. Pikërisht kjo vajzë ka marrë përsipër procedurat për transportimin e trupit të nënës së saj drejt Shqipërisë, ku pritet të bëhet edhe ceremonia mortore.

Ngjarja ndodhi gjatë kohës që gruaja po punonte në një rezidencë private. Një anëtar i sindikatës së pastruesve deklaroi për Santonews se krevati që i shkaktoi vdekjen ishte i madh dhe i pajisur me një mekanizëm ngritës për ruajtjen e sendeve poshtë tij. Ky mekanizëm, sipas tij, nuk funksionoi siç duhet, duke bërë që korniza metalike dhe dysheku t’i binin në qafë punonjëses, duke e lënë atë pa jetë në vend.

Policia ka arrestuar pronarin e banesës, i cili është njëkohësisht edhe përfaqësuesi dhe menaxheri i biznesit që e kishte punësuar viktimën. Ai po përballet me akuza për vrasje nga pakujdesia dhe aksident në vendin e punës, ndërsa autoritetet kanë urdhëruar kryerjen e një ekspertize mjeko-ligjore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./E.S

Të fundit

35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Rasti i vrasjes që doli në dritë në Brazil po shkakton tronditje dhe tmerr, me autorin e krimit një...

BE ka frikë nga Trump: Duam marrëveshje

Disa vende të Bashkimit Europian kanë sinjalizuar se duan të arrijnë një marrëveshje të shpejtë me SHBA-në për të shmangur kërcënimin e Donald Trump...

Ka vetëm një rrugë për shpëtimin e PD, ekspertët japin zgjidhjen

BIRN - Në peizazhin aktual politik paszgjedhor në Shqipërisë, BIRN shqyrton pse, pas një tjetër humbjeje shkatërruese, Partia Demokratike rrezikon të humbasë rëndësinë nëse...

Paralajmërimi nga bota: epidemitë rikthehen për shkak të rënies së vaksinimit

Komuniteti global po përballet me një krizë serioze të shëndetit publik, pasi sëmundjet që konsideroheshin pothuajse të zhdukura po rishfaqen dhe po kërcënojnë jetën...

Çmimet e larta të biletave, reagon Duka: Është rritur ekonomia, edhe kombëtarja

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për RTSH me gazetarin Kristo Thoma, ka trajtuar çështje të ndryshme që lidhen me...

Lajme të tjera

Web TV