Ish-drejtuesi i policisë: Në burgun e Shënkollit “VIP-at” marrin shërbime s*ksuale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-drejtuesi i policisë Shemsi Prençi ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme, teksa ishte i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News.

Sipas Prençit, në burgun e Shënkollit por jo vetëm, të dënuarit VIP marrin shërbime speciale, siç është dhe shërbime masazhi apo edhe marrëdhënie seksuale. Sipas ish-kreut të policisë, në këtë skandal janë të përfshirë politikanë dhe kriminelë të tjerë, që vuajnë dënimet në burgjet e vendit.

“Ka mbi 6 muaj që ky burg ka kohë që e ka humbur funksionin e të qenurit burg. Atje është bërë një kamp veprimi për të burgosurit, pasi hyjnë masazhiere për t’u bërë masazh ose për t’u bërë shërbime të tjera të burgosurve. Bëhet fjalë për të burgosurit VIP që ndodhen në burgun e Shënkollit. Tani e kanë kthyer në spital burgu, apo për të burgosur me probleme.

Në fakt këtu kanë shkuar të dënuar me mbi 20 vjet dhe nuk kanë marrë masazhatore, tregon që këto kanë qenë vendime speciale. Kjo ngjarje ka dalë si informacion nga brenda pas një përplasjeje që ka patur drejtori i burgut me drejtorinë e burgjeve në vend, ka dalë si informacion i brendshëm.

Këtë trajtim e marrin politikanë të dënuar, kriminelë, të gjithë ata ‘VIP’-a që ndodhen aty. Në këto vitet e fundit nuk kemi par një grup kriminal që të mos ketë të përfshirë një zyrtar të lartë, një zyrtar shteti etj.”– tha Prençi./E.S

Të fundit

Cila është anomalia politike e Shqipërisë?

Nga Blendi Kajsiu Kolegu Bushati argumenton se kush pretendon se Berisha i humbi zgjedhjet, apo se Rama i fiton zgjedhjet...

Përdorën të miturin për të vjedhur mbi 6 mln lekë, përfundojnë në pranga dy persona

Në një operacion nga Prokuroria e Korçës, u arrestuan sot dy shtetas, A.S. dhe S.T., për akuzat e “Vjedhjes me pasoja të rënda” dhe...

Publikohen për herë të parë pamjet e vrasjes së Martin Canit (VIDEO)

Ditën e sotme, gazetari i Top Story, Eraldo Harlicaj, ka publikuar videon e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani. Mesditën e 18 nëntorit të vitit të...

Si të kesh shtëpi më të freskët, pa kondicioner

Temperaturat e larta janë një nga problemet më të mëdha të stinës së verës, veçanërisht kur shtëpia duket po aq e nxehtë sa ambienti...

Sulmi me armë në shkollë/ Shkon në 9 numri i të vdekurve, shumica janë nxënës

Dyshohet se mes viktimave, shtatë janë nxënës. Policia austriake ka thënë se të shtënat ndodhën në BORG Dreierschützengasse, një shkollë e mesme në veriperëndim...

Lajme të tjera

Web TV