Kryeministri Edi Rama e cilëson fjalë të mabjtur votën për emigrantët, pasi mëngjesin e sotëm i ka shkuar në banesë zarfi me fletën e votimit zgjedhësit të parë shqiptar që jeton dhe punon jashtë vendit.
Në postimi e tij rama shkruan se ai e mbajti fjalën, tani është radha e diasporës të përdorin votën e tyre për Shqipërinë Evropiane.
Postimi i Ramës:
VOTA E DIASPORËS KA HYRË PËRFUNDIMISHT NË JETËN TONË DEMOKRATIKE
Sot, në orën 07:15, zgjedhësi i parë nga jashtë vendit, me vendbanim në Erlangen, Gjermani, votues në qarkun Dibër, ka marrë në shtëpi zarfin me fletën e votimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve!
NE E MBAJTËM FJALËN, TANI U TAKON SHQIPTARËVE TA PËRDORIN VOTËN E TYRE
Vota e shqiptarëve të Europës dhe botës në këto zgjedhje është historike jo vetëm në vetvete, po edhe sepse peshon sa vetë mundësia historike për ta bërë Shqipërinë tonë anëtare të Bashkimit Europian, duke mbyllur negociatat me BE-në brenda 2027
VOTO 5
mu në mes të fletës së votimit ku është kolona #PartiaSocialiste #EdiRama dhe jepe edhe ti dorën tënde për ta ngjitur flamurin më të bukur në botë në majën ku gjendet Shtëpia e Europës së Bashkuar