Për herë të parë, dy kryeqytete europiane do të lidhen nga një hekurudhë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Europa është përplot vende magjepsëse për t’u vizituar dhe disa prej qyteteve më turistike janë Lisbona e Portuglisë dhe Madridi i Spanjës.

Largësia prej 500 kilometrash midis dy kryeqyteteve mund ta vështirësojë paksa mundësinë për t’i vizituar të dy përgjatë një udhëtimi të shkurtër.

Aktualisht, udhëtimi më i shpejtë me tren zgjat 10 orë e 30 minuta, por mund të duhen 19 orë. Gjatë udhëtimit, duhen kryer të paktën tre ndalesa për të ndryshuar trenin.

Por duket se gjërat do të lehtësohen sepse kompania hekurudhore spanjolle, Renfe po punon për një rrugë të re direkte që për herë të parë do të lidhë dy destinacionet turistike. Koha e udhëtimit do të reduktohet ndjeshëm duke shkuar në vetëm tri orë.

Komisioni Europian tha se planifikon të firmosë një vendim zyrtar zbatimi për shërbimin hekurudhor  gjatë këtij viti me synimin që projekti të mbarojë para vitit 2030 kur dy vendet të mirëpresin Kupën e  Botës.

Linja e re do të pakësojë çlirimin e lëndëve të dëmshme dhe do të lehtësojë trafikun.

Ky s’është lajmi i vetëm që mund të entuziazmojë udhëtarët sepse në propozimet e fundit është prezantuar një tren që mund të revolucionarizojë udhëtimin në Europë në 39 stacione.

Propozimet për Starline parashikojnë zëvendësimin e udhëtimeve të shkurtra me trena të shpejtë, çka do të reduktojë ndotjen me 95% dhe 424 qytete të mëdha mund të ndërlidhen me porte, aeroporte dhe hekurudha deri në vitin 2040./E.T

Të fundit

Ndërpritet programi T4 i eutanazisë në Gjermaninë Naziste, pas mbetën 300 mijë viktima

Programi i eutanazisë "Aktion T4" ishte një nga kapitujt më të errët të regjimit nazist në Gjermani. Filloi në...

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo lejen e përdoruesve, kur ata...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

Lajme të tjera

Web TV