Dëshira e pakontrolluar për të vjedhur/ Çfarë fshihet pas kleptomanisë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kleptomania është paaftësia e përsëritur për t’i rezistuar dëshirave për të vjedhur sende që në përgjithësi nuk ju duhen vërtet dhe që zakonisht kanë pak vlerë

Është një çrregullim i rrallë, por serioz i shëndetit mendor që mund të shkaktojë shumë dhimbje emocionale për personin që po e kalon, si dhe për njerëzit përreth, përsa kohë nuk trajtohet. Karakterizohet nga probleme me vetëkontrollin emocional ose të sjelljes.

Shumë njerëz me kleptomani kanë frikë/turp të kërkojnë trajtim të shëndetit mendor. Edhe pse nuk ka kurë për kleptomaninë, trajtimi me ilaçe ose terapi bisede (psikoterapia) mund të ndihmojë për t’i dhënë fund ciklit të vjedhjes kompulsive.

Simptomat e kleptomanisë mund të përfshijnë:

▪ Pamundësia për t’i rezistuar nxitjeve të fuqishme për të vjedhur sende që nuk ju duhen
▪ Ndjenja e rritjes së tensionit apo ankthit, që çon në vjedhje
▪ Ndjenja e kënaqësisë, lehtësimit gjatë vjedhjes
▪ Ndjenja e tmerrshme faji, pendimi, urrejtje ndaj vetes, turp ose frikë pas vjedhjes
▪ Rikthimi i nxitjeve dhe një përsëritje e ciklit të kleptomanisë

Njerëzit me kleptomani zakonisht shfaqin këto karakteristika:

▪ Ndryshe nga hajdutët tipikë të dyqaneve, njerëzit me kleptomani nuk vjedhin me detyrim për përfitime personale, me guxim, për hakmarrje ose për rebelim. Ata vjedhin thjesht sepse dëshira është aq e fuqishme sa nuk mund t’i rezistojnë.

▪ Episodet e kleptomanisë në përgjithësi ndodhin spontanisht, zakonisht pa planifikim dhe pa ndihmë ose bashkëpunim nga një person tjetër, shkruan Mayo Clinic.

▪ Shumica e njerëzve me kleptomani vjedhin në vende publike, si dyqane dhe supermarkete. Disa mund të vjedhin nga miqtë ose të njohurit, për shembull në një festë.

▪ Shpesh, sendet e vjedhura nuk kanë asnjë vlerë për personin me kleptomani dhe ai ka mundësi financiare për t’i blerë edhe vetë ato produkte.

Lexo edhe :  Çfarë do të thotë ‘40% mundësi për shi’ në aplikacionin e motit? Shumica nuk e kuptojnë

▪ Sendet e vjedhura zakonisht ruhen dhe nuk përdoren kurrë. Artikujt gjithashtu mund të dhurohen, t’i jepen familjes ose miqve, apo edhe të kthehen fshehurazi në vendin nga i cili janë vjedhur.

▪ Nxitja për të vjedhur mund të vijë dhe të shkojë, ose mund të ndodhë me intensitet më të madh ose më të vogël me kalimin e kohës.

Kur duhet të shkoni te një mjek

Nëse nuk mund të ndaloni vjedhjet, kërkoni këshilla mjekësore. Shumë njerëz që mund të kenë kleptomani nuk duan të kërkojnë trajtim sepse kanë frikë se do të arrestohen ose burgosen. Sidoqoftë, një profesionist i shëndetit mendor zakonisht nuk i raporton vjedhjet tek autoritetet.

Nëse një i afërm ka kleptomani

Nëse dyshoni se një mik i ngushtë ose një anëtar i familjes mund të ketë kleptomani, tregojini butësisht shqetësimet tuaja me të. Mbani mend se kleptomania është një gjendje e shëndetit mendor, jo një e metë karakteri, kështu që mos i fajësoni dhe mos i akuzoni.

Shkaqet

Shkaku i kleptomanisë nuk dihet. Disa teori sugjerojnë se ndryshimet në tru mund të jenë në rrënjë të kleptomanisë. Nevojiten më shumë kërkime për të kuptuar më mirë këto shkaqe të mundshme, por kleptomania mund të lidhet me:

▪ Probleme me një kimikat natyral të trurit (neurotransmetues) të quajtur serotonin. Serotonina ndihmon në rregullimin e gjendjes së humorit dhe emocioneve, citon Anabel.

▪ Çrregullimet e varësisë. Vjedhja mund të shkaktojë lirimin e dopaminës (një tjetër neurotransmetues). Dopamina shkakton ndjenja të këndshme dhe disa njerëz e kërkojnë këtë ndjenjë të dobishme përsëri dhe përsëri.

▪Sistemi opioid i trurit. Nxitja rregullohet nga sistemi opioid i trurit. Një çekuilibër në këtë sistem mund ta bëjë më të vështirë rezistimin ndaj nxitjeve. /E,T

Të fundit

Automjetet janë trefishuar nga 2005-sa, ndërkohë që vdekjet rrugore janë sa 1/3 e 2005-ës

Nga Eduard Zaloshnja Në fund të qershorit, numri i automjeteve të regjistruara në Shqipëri e kaloi shifrën 1 milion. Krahasuar...

Balla me sipërmarrësit shqiptarë në SHBA/ “Suksesin në Amerikë duan ta sjellin në atdhe”

Ministri i Shtetit dhe drejtuesi politik i PS për diasporën, Taulant Balla, ka pritur në një takim dy vëllezërit Marjo dhe Leo Caushi, sipërmarrës...

Studimi: Bukuria juaj vjen më shumë nga babai se nga nëna

Një studim interesant ka zbuluar se fëmijët marrin më shumë nga pamja e babait sesa e nënës. Sipas shkencëtarëve, ndonëse të dy prindërit ndikojnë në...

Pse ky antagonizëm ndaj rritjes së diagnozave me autizëm?

Gina Rippon* Rritja e ndjeshme e diagnozave në sëmundje të ndryshme si kanceri dhe diabeti ka nxitur debat për atë që disa e quajnë problem...

Lufta në Gaza, 21 fëmijë kanë ndërruar jetë nga uria dhe kequshqyerja në 3 ditët e fundit

Drejtori i spitalit Al-Shifa në Gaza, Dr. Mohammed Abu Salmiya, ka deklaruar për BBC se 21 fëmijë kanë ndërruar jetë nga uria dhe kequshqyerja...

Lajme të tjera

Web TV