E rëndë/ Humb jetën në aksident deputeti, gruaja dhe fëmija i tyre i mitur

Një aksident i rëndë trafiku raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në qytetin Puraçi të Banjallukës, Bosnje e Hercegovinë.

Sipas asaj që raporton media boshnjake “Klix”, deputeti i kuvendit nacional të Bosnjë Hercegovinës, Sërgjan Todoroviq ka humbur jetën në këtë aksident që ka ndodhur sot në autostradën “9 Janari”, së bashku me bashkëshorten dhe fëmijën e tyre të mitur, kanë konfirmuar nga Policia e Banjallukës.

Aksidenti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 12:50 në qytetin Puraçi, në rrugën Doboj-Banjallukë.

Në përplasje janë përfshirë një veturë pasagjerësh Volvo dhe një kamion me rimorkio.

Vetura e familjes Todoroviq u përplas nën rimorkion e atij kamioni dhe Sërgjan Todoroviq, gruaja dhe fëmija i tyre vdiqën në vendngjarje nga plagët e marra.

Dy persona nga automjeti tjetër u lënduan dhe u transferuan në Qendrën Klinike Universitare të Republikës Sërpska në Banjallukë./e.t