Kristina Baki është në fundin e shtatzënisë së dytë. Por para se të bëhet edhe njëherë nënë, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj përgjatë një interviste detaje nga pritja e ëmbël.
Modelja ka rrëfyer se ishte një shtatzëni e planifikuar dhe se këtë herë ishte më e sigurt në vetvete si nënë.
“Ka qenë një shtatzëni e planifikuar, unë gjithmonë kam dashur më shumë se një fëmijë, kështu që fëmijën e dytë nuk do ta shtyja dhe shumë për ta sjellë në jetë, por gjithsesi ka pasur një emocion të papritur kur morëm lajmin. Çdo shtatzëni ka një emocion të veçantë, pavarësisht se sa mirë mund ta kesh planifikuar.
Sigurisht edhe pse ishte e planifikuar dhe e dëshiruar, përderisa unë arrita ta kuptoja pa bërë testin se kisha ngelur sërish shtatzënë, sepse tani i njihja shumë më mirë simptomat dhe ndryshimet që pëson trupi në ato ditë, prapë ishte e pashmangshme përzierja e emocioneve, si gëzim, frikë apo pasiguri. Personi i parë që e mori vesh ishte partneri im, që përveç lajmit u ndesh dhe me të gjitha këto përzierjet e ndjesive të mia në momentet e para. Jam më e sigurt dhe më e qetë.
Tashmë e di më mirë se si të kujdesem për veten dhe për beben, dhe kjo më ndihmon të shijoj më shumë momentet e kësaj shtatzënie. Gjithashtu, e di që ka shumë gjëra që ndodhin për shkak të shpirtit të nënës dhe instiktive që ndihmojnë natyrshëm. Po, siç ndodh me çdo shtatzëni, ka pasur momente të vështira. Mund të jenë sfida fizike, por, gjithashtu, është e vështirë të balancohet kujdesi për një fëmijë të vogël dhe të kesh një shtatzëni të dytë. Por, gjithçka është pjesë e udhëtimit dhe është një mrekulli që ne kemi fatin ta përjetojmë”, u shpreh Kristina./E.S