“Çfarë ka kundër të pasurve?”/ Arlind Qori: Kush ka më shumë se 2 shtëpi të paguajë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arlind Qori, nga Lëvizja Bashkë, diskutoi në emisionin “Breaking me Fiori Dardha” rreth zgjedhjeve të 11 majit dhe shanseve të partive të vogla për të siguruar mandate.

Pasi u pyet pse ai përdor fjalën “popull” ai theksoi se ky term është më i vjetër se termi komunizëm dhe e përdorte në kontekstit e nevojës për bashkim. Qori foli për sfidat e demokracisë, duke theksuar se pushteti duhet të jetë i popullit dhe se kushtetuta fillon me fjalën “populli shqiptar”. Ai e lidh këtë me thelbin e demokracisë, duke e konsideruar këtë një problem të thellë në mënyrën se si është ndërtuar pushteti. Sipas tij, pastrimi i parave është një problem i madh, sidomos kur flitet për një numër të madh apartamentesh bosh, që shfrytëzohen për aktivitet të dyshimtë ekonomik. Ai sugjeroi që ata që zotërojnë më shumë se dy apartamente të taksohen më shumë, si në vendet e zhvilluara.

Qori përmendi gjithashtu nevojën për një tatim të ndershëm dhe për shmangien e urrejtjes ndaj të pasurve. Ai theksoi se problemi i të pastrehëve është një çështje që duhet zgjidhur, dhe një individ që ka një shtëpi të vogël nuk mund të paguajë tatime të njëjta me ata që kanë shtëpi të mëdha, veçanërisht nëse ata e përdorin atë si biznes.

“Termi “popull” është i vjetër më shumë se termi “komunizëm” dhe kupton një bashkësi politike të njerëzve që jetojnë në një vend. Kushtetuta nis me “populli shqiptar”. Ne përdorim edhe termin qytetar dhe termin popull, por popull është në kontekstin e nevojës për bashkim. Në demokraci, pushteti supozohet të jetë i popullit, i demosit, në këtë sens po flasim për thelbin e demokracisë.

Lexo edhe :  "Arrestimi i Metës nuk ishte dinjitoz", zbulohet raporti i Avokatit të Popullit

Ne kemi problem me mënyrën si ndërtohet në Shqipëri. Ka rreth 51 mijë apartamente bosh, shumica janë për pastrim parash. Në këtë sens, duam që këto të hyjnë në treg, sepse çmimet rriten 2 ose 3 herë më shumë se pagat. Propozojmë luftën kundër pastrimit të parave dhe korrupsionit pra, drejtësinë. Nuk ka të bëjë me taksat, por me vendosjen e ligjit. Një firmë thotë po i blej unë ti shes me një lloj çmimi. Ne duam ta bëjmë që kush ka më shumë se dy apartamente të taksohet më shumë, si në vendet e zhvilluara. Ky është një tatim i ndershëm dhe s’ka të bëjë me urrejtjen ndaj të pasurve, por duam të zgjidhim problemin e të pastrehëve. Dhe një njeri që ka një shtëpi sa për të futur kokën, nuk mund të paguajë taksa njësoj me atë që thotë do ta japë një shtëpi dhe e përdor si biznes.”, tha Arlind Qori./E.S

Të fundit

Presidenti Bardhi flet pas kualifikimit historik: “Daja ka firmosur kontratë 30-vjeçare”

Presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi, në “ekstazë”. Pas triumfit historik ndaj Hajduk Splitit, numri 1 i klubit dinamovit, foli...

Dramë, lot dhe emocione/ Ilir Daja tregon çelësin e suksesit tek “blutë”

Ilir Daja është padyshim arkitekti ikualifikimit historik të Dinamos, në duelinndaj gjigantëve të Hajduk Split. Nëprononcimin e dhënë pas ndeshjes, tekniku kryeqytetas ndër të...

Egnatia largohet me kokën lartë, rrogozhinasit eliminohen në kohën shtesë ndaj Ljubjanës

Egnatia i ka dhënë lamtumirën Europës për këtë edicion, duke u eliminuar në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Një eliminim me shumë...

HISTORIKE/ Dinamo mposht Hajdukun dhe kualifikohet në raundin final të Conference League

Mbëmje magjike në “Air Albania”! Dinamo e Ilir Dajës arrin të shkruaj historinë në arenën Europiane, duke eliminuar gjigantët e Hajdukut të Splitit, pas...

Trend i ri në Francë, shesin biletat e dasmave për njerëzit që nuk i njohin

Një trend i ri po përhapet në Evropë: çifte që po shesin bileta për dasmat e tyre te të huajt për të mbuluar shpenzimet...

Lajme të tjera

Web TV