‘Dumani me ne është bërë figurë!’/ Rama: Kush e njihte kreun e SPAK më parë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PS-së në diskursin e tij politik që mbajti para grave dhe vajzave në Berat, teksa shkoi drejt fundit të fjalimit, komentoi reformën në drejtësi dhe akuzat e kundërshtarëve.

Ai përsëriti se shpatën e drejtësisë, që para tij e kishin mbajtur në zyrë edhe Berisha, mbreti dhe diktatori, vetëm PS dhe ai ia dhanë këtë shpatë dhe realizuan reformën në drejtësi.

Rama kujtoi se kreu i SPAK sot është bërë figurë, një profesionist i ndershëm, por që dikur kur ishte prokuror, para reformës, nuk kishte thirrur asnjë zyrtar të lartë për ta pyetur, sikurse tani që ka thyer mitin e pandëshkueshmërisë.

“E njihni ju kush është Altin Dumani? E njihni të gjithë, profesionist, i ndershëm, drejtues i SPAK, meriton të gjithë solidaritetin kur sulmohet qenërisht nga këneta. Është bërë figurë. Por e dini që ishte prokuror edhe më përpara se të bëhej i njohur, pse nuk i thërriste të gjithë, t’i pyeste në zyrë, të gjithë. Kurse sot e ka thyer mitin e pandëshkueshmërisë, i thërret të gjithë, sepse nuk kishte shpatën e drejtësisë, që ishte te zyra ime. Sepse ka shpatën që i dhamë ne që ishim në pushtet, sepse gëzuam një pushtet që duhej vënë në zbatim të asaj që ne duam për vete dhe fëmijët tanë nesër. Dhe për këtë jam shumë krenar. Këtë duam ta kuptojnë vajzat, gratë, gjyshet, sepse Shqipëria është grua, nuk diskutohet dhe Shqipëria pa gratë dhe vajat nuk bëhet kurrë ajo që meriton të bëhet”, tha kryesocialisti.

Ai iu kthye edhe fabulës së tij për burrat dhe gratë. Ndërsa nënvizoi se ata burra që votojnë kënetën dhe jo për Shqipërinë në BE, nuk mund t’i quash tjetër veçse çyrykë politikë.

“Nuk duhet t’ju mjaftojë që me zemër e mendje jeni aty, apo me ato që jeni aty, sepse e di, por duhet të takoni çdo grua dhe vajzë demokrate, duhet t’u bëni thirrje si gra, nëna e amvisa. Ishin mërzitur burrat sepse thashë unë se po të ikin gratë një muaj, këta bëhen me bisht, pse nuk është e vërtetë? Ishin mërzitur ca nga këta burrat e kënetës, po pse na thotë se jemi çyrykë etj.

Lexo edhe :  Rritet numri i infarkteve tek të rinjtë, ja tre shkaktarët kryesorë

Ja, të ikni ju njëherë një muaj me krocerë, por sikur edhe një ditë, e imagjinoni dot se çfarë do gjeni kur të ktheheni, hë? I bie kokës me dorë, tamom, mirë e thua (i drejtohet një gruaje që vendos duart në kokë për burrat).

Po sikur të ikin ata, një muaj, nuk ka më të dehur, nuk ka më probleme. Ja duartrokasin ata, e kuptojnë. Të gjithë burrat e mençur e kuptojnë. Pse i thua ti çyryk? Po nëse zgjedh kënetën para BE-së të vjen mirë, apo je mirë? Por je më shurdh se shurdhi sepse s’do të dëgjosh, je më i verbër se i verbri se s’do të shikosh, kaq e qartë është”, theksoi kreu i mazhorancës në fjalën e tij.

Teksa në mbyllje rikujtoi forcën e grave dhe vajzave, duke dhënë edhe porosinë e zakonshme që “të kenë kujdes kunatat” dhe për ata që duan të rrinë në kënetë, t’i lënë në fatin e tyre.

“Ndaj edhe ne kemi 56% e forcës mbështetëse gra dhe vajza. Ndaj edhe ne dalim matanë e çojmë Shqipërinë në BE. Nëse nuk duan të rrinë të mërzitur, le të vijnë këtej, të votojnë për Shqipërinë në BE. Nëse nuk duan, apo duan të rrinë me kënetën, le të rrinë. Kujdes tani me fqinjët, shoqet, komshiet, kunatat, me kunatat kujdes, kujdes me kunatat dhe më 11 maj do jemi përsëri së bashku, bashkë me burrat”, përfundoi ai./E.T

Të fundit

Miliardierja më e re në botë që ia kalon dhe Taylot Swift, u bë e pasur nga AI

Lucy Guo, 30 vjeç, ka kaluar këngëtaren dhe kompozitoren Taylor Swift për t'u bërë miliarderja më e re në...

Berisha në Gjirokastër: Vendi është zhytur në mjerim, ka familje që s’hanë dot tre vakte

Sali Berisha mbrëmjen e sotme ishte në qytetin e Gjirokastrës, ku përveç prezantimit të kandidatëve për deputetë të këtij qarku për koalicionin “Aleanca për...

KPK e shkarkoi nga detyra prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, KPA e rikthen

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, i cili u shkarkua nga detyra nga KPK. Trupi gjykues i...

Pete Davidson nis procesin e dhimbshëm të heqjes së tatuazheve: Më duhen 10 vite

Pete Davidson, aktori i njohur amerikan, ka zbuluar se ka nisur një proces të gjatë dhe të dhimbshëm për të hequr më shumë se...

Shehaj në Kukës: Kryeministri gënjen haptazi kur thotë se mbështet Altin Dumanin

Nga takimi i fushatës në Kukës, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama për hipokrizi të thellë në lidhje me drejtësinë dhe mbështetjen e SPAK-ut,...

Lajme të tjera

Web TV