“Qesharake dashuria jote për gratë”/Dash Shehi ‘i përvishet’ Ramës, bën premtimin tundues

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i LZHK-së, njëkohësisht drejtuesi i koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’, deputeti Dashamir Shehi, ka replikuar në distancë me kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar projektin e Partisë Socialiste për gratë si një tallava politike.

Komentet Shehi i bëri përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, ku tha se koalicioni ‘Djathtas për Zhvillim’ planifikon në projektin e tij 6 orë punë për gratë dhe vajzat, me të njëjtën pagë si 8 orë.

“Nëna, vajza, gra të Shqipërisë, mos u merrni shumë me këtë dashurinë kryeministrore për femrat shqiptare. Sepse kjo është për të kaluar kohën dhe për të qeshur pak. Ne ‘Djathtas për Zhvillim’ planifikojmë 6 orë punë për gratë dhe vajzat dhe do të mbështesim çdo grup politik që e mbështet këtë ide. Kjo do të thotë më shumë liri për gratë dhe vajzat. Më shumë kohë për fëmijët tuaj dhe humbje ekonomike nuk ka”, tha Shehi gjatë fjalës së tij.

Postimi i Shehit:

Teksa oferta e Ramës për gratë është tallavaja, koalicioni ‘Djathtas për Zhvillim’ parashikon 6 orë punë për vajzat dhe gratë. Puna 6 orë do të krijojë mundësi kohore për çiftet e reja dhe nuk do të ulë rendimentin e punës, pasi sipas studimeve, vetëm 4.7 orë punë në ditë janë produktive.

✅️ Në 11 maj VOTO koalicionin ‘Djathtas për Zhvillim’

✅️ Në 11 maj VOTO numrin 9️⃣ dhe emrim Dashamir Shehi në fletën e votimit (A2 Televizion)

Të fundit

Armët e pazakonta në Vatikan, ja si po i rrëzojnë dronët ushtarët italianë

Përhapja e shpejtë e dronëve ka krijuar sfida të reja sigurie, veçanërisht në zonat me rrezik të lartë dhe...

Jori Delli me pushime në Afrikë, modelja “lë pa fjalë” ndjekësit me fotot e fundit

Modelja zeshkane Jori Delli ka magjepsur ndjekësit me fotot e fundit që ka postuar në rrjetet sociale. Teksa bukuroshja seksi ka shijuar disa ditë të...

Nga tatimi i dakordësuar te falja e kamatëvonesave, si do të funksionojë ‘Paqja Fiskale’

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Brahimaj, gjatë një takimi me bizneset në Elbasan, prezantoi mënyrën se si do të funksionojë iniciativa “Paqja Fiskale”....

U referua në SPAK bashkë me nipin, Xhelal Mziu: Situata nuk ishte siç e deklaroi policia

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu, ka reaguar pas akuzave të policisë se bashkë me nipin e tij ka...

Mes dashurisë ndaj katër putrakëve dhe mizori-hedhjes nga Ura Vajgurore…

Nga Rudina Koromani, Psikologe Klinike LIDHJA komplekse e  NJERIUT ME KAFSHËT Dhe Perëndia krijoi kafshët e ujit dhe të Tokës: Të mbushen ujërat me qënie...

Lajme të tjera

Web TV