“Ata na turpërojnë, ju nuk deklaroni”/ Rama: Raporti biznes-inspektor do marrë fund!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe në takimin e sotëm në Elbasan, kryesocialisti Edi Rama vuri theksin te “Paqja Fiskale” që ofron një sërë lehtësirash për biznesin e vogël dhe nxit formalizimin e ekonomisë.

Rama foli edhe për raportin e deritanishëm biznese-inspektorë, duke i cilësuar të dyja palët si “bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë”. Megjithatë, sipas tij fenomeni i mosdeklarimeve apo parregullsive të tjera do të marrë fund me mbivendosjen e Inteligjencës Artificiale te fiskalizimi.

“Në shumë raste ata inspektorët na turpërojnë, edhe ju preferoni ndonjëherë të mos deklaroni. Bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë, është kjo që është, pavarësisht ndryshimeve të mëdha që janë bërë.  Fiskalizimit do t’i mbivendoset Inteligjenca Artificiale. Atu do çlirohemi nga stresi se kush po na turpëron sot në dyert e biznesit, nuk do ketë nevojë për të çuar me askënd në terren. Inspektorët do jenë të fokusuar para ekraneve dhe do i ndjekin të gjithë nëpërmjet syrit të IA, që punon mbi bazën e të dhënave te fiskalizimi. Të dhënat do të përpunohen në kohë reale nga truri i IA, që kur sheh anomali… Është ai momenti që nuk e shtyp ai atë, atëherë sinjalizon. Sinjalizimi i shkon nëpërmjet inspektorit, por jo fizikisht. I thotë shiko je duke harruar ta shtypësh atë, shtype para se të të vijë gjoba. Do e çojmë në nivel tjetër admninistrimin tatimor, do kemi më shumë transparencë”, deklaroi kryeministri./e.t

Të fundit

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Reagon Luiz Ejlli: Fëmijët po mbyten në dhunë!

Këngëtari Luiz Ejlli ka reaguar në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit, Erald Xhejo. Ejlli përmes një instastory shprehet se...

Zjarret shkrumbuan pyjet, vetëm “detyrim paraqitje” për 4 piromanët e Beratit

Katër shtetasit e arrestuar dy ditë më parë, të dyshuar për zjarrvënie në zona të ndryshme në Berat, kanë dalë ketë të premte para...

“Lamtumirë, ylli ynë i ndritur Erald”/ Shkolla ku studionte 14-vjeçari homazhe për djalin

Shkolla, ku studionte Eraldi, që humbi jetën një ditë më parë gjatë sherrit me bashkëmoshatarin e tij, ka bërë një reagim prekës në rrjetet...

Porsche dhe çanta luksoze: surpriza e Ronaldos për Georginën pas fejesës

Cristiano Ronaldo besohet se e ka festuar fejesën e tij me të dashurën e tij prej shumë kohësh, Georgina Rodriguez, duke i dhuruar dhurata...

Putin, paradë force makinash të blinduara drejt Alaskës

Presidenti rus Vladimir Putin ka udhëtuar sot nga Moska për në Bregun e Paqësorit me një limuzinë të blinduar përpara samitit të tij të...

Lajme të tjera

Web TV