Balla në Greqi, thirrje bashkatdhetarëve të tërheqin fletët e votimit në zyrat postare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla u ndal në Veria për të parë nga afër procedurën e tërheqjes së zarfit të votimit nga bashkatdhetarët në zyrat postare të DHL dhe nënkontraktorëve të tjerë.

Balla teksa dilte nga zyra postare e DHL u takua me Ladin dhe Meritën, dy shqiptarë me banim në Veria, që sapo kishin marrë zarfin dhe kishin votuar pa asnjë problematikë.

Merita e mori zarfin pranë zyrës së DHL-së, ndërsa Ladi pranë nënkontraktorit Speedex.

Balla inkurajon të gjithë bashkatdhetarët që të mos presin vetëm njoftimet, por të kontaktojnë kompaninë postare dhe të paraqiten vetë në pikat përkatëse.

“Dua që t’i nxis të gjithë bashkatdhetarët që, ndërsa presin që t’ju mbërrijë zarfi i tyre, siç është detyra e kompanisë postare DHL, është mirë që të kontaktojnë kompaninë dhe të bëjnë siç bënë Ladi dhe Merita, të paraqiten tek kompania, tek pika postare ku e kanë, qoftë kjo DHL apo një prej kompanive nënkontraktore. Zyrat janë të hapura, paraqitesh aty, merr zarfin me emrin tënd,” tha Balla.

Për të lehtësuar procesin, DHL ka vënë në dispozicion një numër telefoni dhe në shumë raste, si në Veria, njoftimi vjen edhe me SMS apo email.

“Ishte e thjeshtë, apo jo? Pra, merr zarfin, plotëson fletën e votimit, e dorëzon po aty. Për të gjithë ata bashkatdhetarë që duan të informohen se ku është pika postare ku ata mund të tërheqin fletën e votimit, është një numër telefoni i vendosur në dispozicion nga DHL, ku mund të telefonojnë për të marrë informacion”, tha Balla./e.t

Të fundit

Shqipëria pezullon marrëveshjen për lëvizjen pa viza me këtë vend

ëshilli i Ministrave ka vendosur të pezullojë marrëveshjen për heqjen reciproke të vizave me Republikën e Bjellorusisë. Vendimi është marrë...

Shqipëria në kërkim të pilotëve ushtarakë, “Kayo” do të merret me trajnimin e tyre

Shqipëria vijon t’i mbajë sytë te ushtria. Vendi synon të shtojë flotën e pilotëve të avionëve luftarakë. Për përgatitjen e tyre është ngarkuar KAYO,...

GJKKO konfiskon apartamentin e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja

GJKKO ka konfiskuar apartamentin e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Dedja u shpall fajtor nga Gjykata e Shkallës së parë dhe më pas Apeli...

Edmond Llabani emërohet drejtor i komanduar i burgut të Peqinit

Pas dorëheqjes së papritur të Florenc Dokës, Edmond Llabani është emëruar drejtor i komanduar i burgut të Peqinit, deri në përzgjedhjen e një drejtori...

G Bani shpërthen kundër Laertit: Hipokrit që vë gjoba!

Ish-banorët e këtij edicioni të “Big Brother VIP” nuk kanë pritur të shtunën për t’u përballur me njëri-tjetrin, por kanë zgjedhur intervistat dhe rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV