Pandeli Majko: Nuk më mungon guximi për të vizituar Metën në burg, mbetet shoku im

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Socialiste dhe kandidati për Tiranën në zgjedhjet e 11 majit, Pandeli Majko, ka komentuar në News24 situatën e presidentit të Partisë së Lirisë , Ilir Meta, i cili aktualisht ndodhet në burg.

Majko, i cili ka qenë koleg politik me Metën si pjesë e PS, ka ndarë mendimet e tij për këtë periudhë të kaluar dhe për largimin e Metës nga PS për të krijuar Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI).

Ai e përshkroi Ilir Metën si dikë që “ka bërë shkollën e elefantëve”, por që, sipas tij, krijoi më pas “partinë e dhelprave”. Megjithatë, ai theksoi se, pavarësisht diferencave mes tyre, Meta mbetet shoku i tij i rinisë dhe që e ka njohur për një kohë të gjatë.

Majko shprehu gjithashtu keqardhjen për situatën e Metës dhe theksoi se nuk do ia uronte askujt që të kalonte përmes asaj që ai ka përjetuar, madje as armikut të tij më të egër.

I pyetur nëse ka tentuar të takojë në burg Metën apo kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, ai tha: “Nuk kam tentuar, jo se më mungon guximi, por mendoj se do kishte keqkuptime në korridoret e politikës”. m.p.

Të fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit!

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin...

Fier, mjeku mori 60 mijë lekë ryshfet për operacionin, i mituri humb një testikul

Emisioni “Fiks Fare” sjell një rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha në qytetin e Fierit. Mjeku Musa Skënderaj akuzohet nga dy prindër se...

Zelensky i përgjigjet Trump: Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë!

Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë, të cilën Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014, thekson Volodymyr Zelensky, duke dhënë përgjigjen e tij...

Dhunuan punonjësen e OSHEE, policia vë në pranga të riun që ndihmoi autorin të arratiset

Është vënë në pranga një 30-vjeçar sonte në Tiranë, pasi ka ndihmuar personin që dhunoi punonjësen e OSHEE në rrugën “Artan Lenja”. Policia bën me...

Shtëpitë do të shiten më shtrenjtë, Banka e Shqipërisë: 18 % blihen nga të huajt

Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten pavarësisht numrit të lartë të lejeve të ndërtimit. Banka e Shqipërisë raporton se në vitin e shkuar bankat...

Lajme të tjera

Web TV