Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në listën e hapur për Tiranën, Jorida Tabaku, ka zhvilluar mëngjesin e kësaj të premteje takime me gratë e një fasonerie në kryeqytet.
Tabaku ka dëgjuar shqetësimet e tyre dhe duke propozuar zgjidhje konkrete.
Ajo vijon të mbrojë taksën e sheshtë si një mekanizëm për të rritur të ardhurat reale të qytetarëve dhe për të lehtësuar barrën fiskale mbi shtresën e mesme dhe gratë që mbajnë mbi supe ekonominë familjare.
“Nuk ka si gratë e punës, që e nisin ditën herët në mëngjes, e çojnë përpara punën në shtëpi e punën në punë! Antigona dhe shumë të tjera si ajo do më kenë në krah për të folur e luftuar për to”, shkruan Tabaku në rrjetet sociale, duke e shoqëruar postimin me një foto me punonjëset e fasonerisë./E.S