Ultramaratona 2000 km në Bruksel, të rinjtë serbë nuk ndalen kundër Vucic

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Demonstruesit në Serbi po përpiqen për të tërhequr edhe vëmendjen ndërkombëtare. Pas grupit të çiklistëve që ishte në Strasburg, një grup vrapuesish janë nisur tani drejt Brukselit.

Një grup studentësh serbë nisën të premten (25.04) një ultramaratonë politike drejt Brukselit. Ata duan të përshkojnë pothuajse 2,000 kilometra brenda 18 ditësh për të informuar përfaqësuesit e Parlamentit të BE-së rreth situatës politike në vend. Në Serbi po zhvillohen prej disa muajsh protesta masive kundër qeverisë së Presidentit Aleksandar Vuçiç. Ato nisën pas aksidentit vdekjeprurës në stacionin e trenit në Novi Sad në nëntor 2024.

Sipas mediave serbe grupi përbëhet nga 21 studentë. Vrapuesit që do të përshkojnë gjashtë vende, ndër to edhe Austrinë dhe Gjermaninë, i shoqëron një automjet. Kur u nisën të premten në mëngjes nga Novi Sad, një nga pjesëmarrësit tha se ata po vraponin për një “Serbi më të mirë dhe demokratike”.

Çiklistët në Strasburg – Vetëm një javë e gjysmë më parë një grup prej 80 studentësh serbë që u nisën me biçikletënga Novi Sadi u takuan në Strasburg me përfaqësues nga BE-ja dhe Këshilli i Evropës.

Atmosfera në Serbi vazhdon të jetë e acaruar. Studentët, që muajt e fundit po organizojnë protestat më të mëdha në historinë e Serbisë, e akuzojnë qeverinë Vuçiç për korrupsion, mungesë të lirisë së mediave dhe drejtim autoritar. m.p.

Të fundit

6 vite burg për drogë, ish-futbollisti ekstradohet nga Dubai

Ish-ylli i Ajax dhe i kombëtares holandeze, Quincy Promes, është ekstraduar nga Dubai në Holandë në bazë të një...

Klubi turk kërkon transferimin e tij, Manaj shfaqet në Jugun e Shqipërisë

E ardhmja e Rei Manajt pritet të jetë larg Sivasporit, skuadër që sezonin e fundit ra nga elita e futbollit turk. Largimi i sulmuesit...

Papa Leoni XVI del kundër Inteligjencës Artificiale, mesazhi i Atit të Shenjtë merr dhenë

Papa Leoni i XVI paralajmëroi mbi sfidat që sjell përparimi i Inteligjencës Artificiale, duke theksuar ndikimin e mundshëm që kjo teknologji mund të ketë...

La Liga heq regjistrimin e Joan Garcias tek Barcelona, ja arsyeja

Emri i Joan Garcias u shfaq gabimisht për pak kohë në faqen zyrtare të La Ligas si lojtar i Barcelonës përpara se liga ta...

Zelensky: Putin dëshiron të pushtojë të gjithë Ukrainën, por ta dini…

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka reaguar ndaj fjalimit të fundit të presidentit rus, Vladimir Putin, duke theksuar se ky i fundit ka shprehur dëshirën...

Lajme të tjera

Web TV