Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin kombëtar Prrenjas–Qafë Thanë ku është përfshirë autobusi që transportonte ekipin e femrave të basketbollit të Skënderbeut të Korçës.
Sipas informacioneve paraprake, autobusi ka dalë nga rruga, ndërsa dy autovetura janë përplasur mes tyre dhe kanë pësuar dëmtime të mëdha. Si pasojë e aksidentit disa persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Ende nuk ka të dhëna zyrtare për gjendjen shëndetësore të të lënduarve apo për shkaqet e aksidentit.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./E.S