Ditë zie kombëtare, PS ndërpret fushatën për të respektuar funeralin e Papës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Ministrave ka shpallur ditë zie kombëtare 26 prillin në nder të Papa Françeskut me një vendim të datës 24 Prill. Në këtë ditë në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.

Ne vendimin e qeverisë thuhet se shpallja e dites se zisë do te jetë “në shenjë dhimbjeje, respekti e mirënjohjeje për Atin e Shenjtë, Papa Françesku, i cili ndërroi jetë pas një sëmundjeje”. Po ashtu ftohen të gjitha stacionet radiotelevizive, publike dhe private që gjatë ditës së zisë kombëtare të transmetojnë muzikë funebër.

Për ditën e sotme Partia Socialiste ka vendosur që të ndërpresë fushatën zgjedhore në mbarë vendin, për të respektuar ditën e zisë së shpallur për vdekjen e Papa Françeskut. Sipas informacioneve, Rama kishte planifikuar që gjatë së shtunës të ishte në Qarkun e Fierit, por nuk do të udhëtojë.

Nga ana tjetër kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi se do të vijojë takimet duke respektuar disa rregulla duke theksuar se ato do nisin me një minutë heshtje dhe nuk do shoqërohen nga kolona zanore të fushatës./E.S

Të fundit

“Një qeveri nuk mund të qëndrojë 16 vjet”, Shehi: Vota e diasporës do jetë e emancipuar

Dashamir Shehi parashikon se vendi rrezikon të kthehet si Rusia apo Azerbajxhani nëse më 11 maj i jepet një...

Deklarimi i pasurisë nga politikanët/ Kush u pasurua e kush jo?

Çdo vit, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) e Kosovës publikon pasurinë që zyrtarë shtetërorë deklarojnë se e posedojnë. Banesa, toka, vetura, para të...

Finalja e Kupës së Mbretit, publikon formacionet zyrtare të El Clasicos

Barcelona dhe Real Madrid do të përballen në orën 22:00. Kupa e Mbretit, njëjtë si Superkupa, do të njohë fituesin e këtij edicioni pikërisht në “El...

‘Nga i gjeti PD kaq para…?/ Evi Kokalari zbardh faturat mujore të kontratës së lobimit

Aktivistja shqiptare që jeton në SHBA, Evi Kokalari, ka zbardhur faturën dhe kalendarin e pagesave mujore të kontratës së firmosur të lobimit marramendës mes Partisë...

Të lumtur që po gjejnë avokatë për humbjen

Mero Baze Elmar Brok, një pensionist evropian që merr honorare nga bizneset afër Berishës në Hamburg për të ardhur në Shqipëri, u vu në pozitë...

Lajme të tjera

Web TV