Aktorja Demi Moore zbulon rolin që e tmerronte në fillimet e karrierës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Demi Moore, një nga emrat më të njohur të Hollywood-it, ka fituar një sërë çmimesh prestigjioze gjatë karrierës së saj, nga Golden Globes te Screen Actors Guild Awards. Viti i kaluar ishte i veçantë për aktoren amerikane, pasi fitoi për herë të parë një Golden Globe dhe ishte shumë pranë marrjes së një çmimi Oscar për rolin e saj në filmin “The Substance”, ku interpreton një yll të vjetër të Hollywood-it, Elisabeth Sparkle.

Që në vitin 1995, Moore u bë aktorja më e paguar në botë, dhe sot, 30 vite më vonë, ajo është përfshirë në listën e 100 personave më me ndikim në botë të revistës Time.

Megjithatë, edhe pse skenat e forta të filmit “The Substance” mund të dukeshin sfiduese, Moore ka rrëfyer se roli që vërtet e tmerronte ishte ai që mori në adoleshencë. Në një intervistë për PEOPLE, 62-vjeçarja u ndal te roli i saj si gazetarja Jackie Templeton në serialin “General Hospital”, ku luajti nga viti 1982 deri në 1984.

“Momenti i parë që më dha një ndjesi se ëndrra ime mund të bëhej realitet ishte kur fitova rolin në General Hospital, një serial shumë i suksesshëm në atë kohë,” tha ajo. “Në fakt, seriali ishte në kulmin e suksesit sepse Elizabeth Taylor sapo kishte qenë një e ftuar speciale.”

Aktorja kujton: “Ishte një muaj para ditëlindjes sime të 19-të. Ishte një punë e vërtetë me pagë të rregullt. Kjo do të thoshte që nuk më duhej një punë tjetër për të jetuar, mund të mbështetesha vetëm te aktrimi, që ishte ëndrra ime”.

Duke parë një foto publicitare nga ajo kohë, Moore tha se dukej “shumë e rregulluar”, duke shtuar: “Isha jashtëzakonisht e emocionuar, por duke parë këtë foto tani, besoj se isha edhe shumë e trembur”.

Lexo edhe :  Xumi reagon pas ‘thumbit’ të Ledionit: Ndoshta më bie dhe mua nusja me lekë… (FOTO)

Megjithatë, roli në “General Hospital” i hapi rrugën suksesit: në vitin 1984 u shfaq në filmin “Blame It on Rio”, që u prit shumë mirë nga kritika. Vetëm një vit më pas, Moore luajti në “St. Elmo’s Fire “dhe në 1986 në “About Last Night…”. Por kulmi i suksesit erdhi në vitin 1990 me filmin “Ghost”, i cili u bë filmi me fitimet më të larta të atij viti. m.p.

Të fundit

Cilat ishin drogat psikotrope që përdornin paraardhësit tanë?

Në të kaluarën, luftërat, konfliktet sociale, krizat ekonomike kanë vepruar shpesh si nxitës për çrregullime mendore në shkallë të gjerë. Dhe...

Pensioni mesatar 400 euro nëse PS fiton zgjedhjet/ Balla tregon se kush del garant

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, gjatë një takimi me qytetarë deklaroi se Partia Socialiste gjatë mandatit të ardhshëm do ta bëjë...

“Gjushi me fustan” s’pyet për ligjin…!”/ Berisha denoncon asfaltin elektoral në Durrës

Këtë të hënë, me anë të një reagimi të fortë në llogarinë e tij perosnale në “Facebook”, lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha,...

Rritet në 40 numri i viktimave nga shpërthimi i fuqishëm në port, mbi 1 mijë të plagosur

Numri i viktimave nga shpërthimi në portin e Shahid Rajaee, jashtë Bandar Abbas në Iran është rritur në 40, ndërsa më shumë se 1 mijë të...

Çiklistët mund të përballen me burg të përjetshëm për vrasje të këmbësorëve në trafik

Çiklistët shpesh trajtohen si një nga grupet më të rrezikuara në trafik, por kjo, fatkeqësisht, nuk do të thotë se ata nuk mund të...

Lajme të tjera

Web TV