Në mitingun e PD në Selanik ishte i pranishëm edhe Ilir Vrenozi.
Kreu i PD, Sali Berisha iu drejtua atij nga podiumi ku po mbante fjalën, duke i thënë se tregoi se nder dhe karakter, duke shtuar se i ‘theu hundët’ Edi Ramës, duke iu referuar fjalës që ai mbajti para disa ditësh në takimin elektoral të PD në Korçë.
“Ne dalim me Chris LaCivita, një nga kryestrategët e fitoreve në botë, ai del para shqiptarëve me Vullnet Sinën, hajduti që helmoi Shqipërinë me salmonelën e oulave. Shko në Korçë dhe përdor atë..Peleshi i tij mendon se tani e gjeta. Në Korçë arrita të blej edhe Ilir Vrenozin. Ti u bëre star i kësaj fushate se përfaqësove shqiptarin e vërtetë, njeriun e thjeshtë. Tregove se karakteri nderi dhe integriteti janë kryesore për çdo njeri dhe ia theve hundët në Korçë e Shqipëri.”, u shpreh Berisha. /e.t