Ky është Nuredin Seci garanti i 6 milionë dollarëve për heqjen e nongratën Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuredin Seci nga Tropoja, i shkolluar për elektriçist në Shkodër, i njohur si alpinist dhe që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka dalë garant i kontratës 6 milionë dollarë, për të lobuar në qeverinë amerikane për llogari të Partisë Demokratike dhe për të hequr Sali Berishën nga lista e zezë e SHBA.

Kontrata, e cila me shumë gjasa do jetë shndërrohet në dosjen më të nxehtë të SPAK-ut, është firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, në cilësinë e përfituesit, një detyrim ky i kërkuar nga ligji amerikan.

Duket se Seci dhe Noka nuk janë zgjedhur rastësisht për këtë operacion të dyshimtë financuar. Sido që të marrin rrjedhë ngjarjet, Nuredin Seci nuk do të bëjë burg për shkak të moshës (sot është 72 vjeç), ndërsa Flamur Noka, duke mos ditur asnjë fjalë nglisht, ka një alibi, pasi mund të thotë se nuk e di se çfarë ka firmosur.

Kush është Nuredin Seci?

Nuredin Seci lindi më 15 Shkurt 1953 në Tropojë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme e kreu në Shkodër, në Shkollën e Mesme Profesionale Dega Elektrike. Seci njihet si ish alpinist. Për 30 vite ka qenë sportist dhe trajner i ekipit të Alpinizmit Valbona.

Tre vite më parë Nuredin Seci u nderua me titullin nderi i Bashkisë Tropojë për kontributin si sportist e trajner në zhvillimin e alpinizmit. Titulli ju dha nga socialisti Rexhë Byberi.

Nuredin Seci është anëtar i kryesisë së degës “Vatra Mëmëdheu” në Nju Xhersi të SHBA-ve, dega më e re e hapur në vitin 2025.

Po ashtu, Nuredin Seci rezulton të jetë koordinator i “Gazeta e Alpeve” në Nju Xhersi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përmes kësaj gazete, Seci promovob figura të njohura të Tropojës dhe vlerat e vendlindjes së tij.

Lexo edhe :  ‘Heroi im Bardhi’, këshilltari i PD nxjerr postimin e Flutura Açkës më 2021

Ndërsa gazetari Mero Baze ka publikuar në rrjete sociale një foto të shtëpisë së Nuredin Secit në Nju Xhersi në SHBA. Gazetari shkruan: Nuk di njeri që të jap garanci 6 milionë dollarë dhe të jetoj në një lagje modeste në një shtëpi modeste.

Shtëpia e Nuredin Secit në SHBA, foto e publikuar nga Mero Baze.

Dyshimet janë të forta se Seci është thjeshtë prestanome i Familjes Berisha dhe sa shoqata e tij patriotike është thjeshtë një sajesë për të kamufluar paratë e pista të Shkëlzenit, të hedhura për të pastruar biografinë e babait./ Prapaskena

Të fundit

Mediu: Askush tjetër nuk e bën bashkë PD dhe opozitën veç Berishës

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ishte i ftuar në ditarin e mbrëmjes në A2 CNN ku foli rreth...

OpenAI nën akuzë të rëndë: ChatGPT “inkurajoi” 16-vjeçarin t’i jepte fund jetës

Kompania amerikane OpenAI, që ka krijuar ChatGPT, është përfshirë në një skandal të rëndë pasi familja e një adoleshenti 16-vjeçar nga Kalifornia ka ngritur padi ndaj...

28 Gusht 1916 – Dy shpallje lufte në Europën e Luftës së Parë Botërore

28 gusht 1916 – Gjermania i shpall luftë Rumanisë – Italia i shpall luftë Gjermanisë.   Lufta e Parë Botërore filloi në vitin 1914 mes dy...

Europa po humbet rëndësinë

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka deklaruar në Takimin e Riminit se Bashkimi Europian po humbet rëndësinë në skenën botërore. “Burokracia nuk ka për të...

Trump-Witkoff, zbulohet “projekti i madh” për të ardhmen e Gazës

Presidenti amerikan Donald Trump do të udhëheqë një takim të madh në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar një plan gjithëpërfshirës për të ardhmen...

Lajme të tjera

Web TV