Spiropali takime në Tiranë/ O me Shqipërinë në Europë, o me të shkuarën dhe në gropë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesja politike e qarkut Tiranë Elisa Spiropali vijon intensivisht takimet në qark, duke bashkëbiseduar me qytetarë, sipërmarrës dhe gra e vajza për projektin e Shqipërisë Europiane.

Spiropali nënvizoi se anëtarësimi në Bashkimin Europian është një shans zhvillimi e mirëqenieje për qytetarët, gratë e vajzat, studentët, fermerët, profesionistët, që të gjithë të jetojmë si europianë në vendin tonë.

Në Kamëz, së bashku me kandidatët Lindita Nikolla, Sofika Lleshi, Kejsi Elezi dhe Halil Koloshi, Spiropali zhvilloi një takim me sipërmarrës të zonës, ku vlerësoi zhvillimin e vrullshëm të qytetit dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të qeverisjes qendrore me atë vendore, bizneset dhe komunitetin.

“Transformimet e thella e të vrullshme në Kamëz kanë urbanizuar territorin, kanë rritur zhvillimin ekonomik dhe përmirësuar shërbimet publike, duke nxitur punësimin, pjesëmarrjen sociale dhe cilësinë e jetës së banorëve,” tha Spiropali.
Ajo theksoi se modeli i suksesit në Kamëz duhet të shërbejë si shembull edhe për bashkitë e tjera të vendit.

 

 

Më pas, në Luz të Vogël të Kavajës, Spiropali, së bashku me kandidatët Pandeli Majko, Ilva Gjuzi dhe Eldi Çepeli, u takua me gra dhe vajza të zonës.

Në këtë takim emocional dhe plot energji, Spiropali theksoi: “Ne nuk synojmë thjesht të fitojmë zgjedhjet e 11 majit, por të nxisim zhvillimin e Kavajës dhe zonave të saj rurale e bregdetare. Me gratë dhe vajzat do të kapërcejmë kufijtë partiakë dhe dallimet politike, do të shkojmë përtej ndasive, për një Kavajë moderne, europiane. Kavajën do ta bëjmë pjesë të historive tona të suksesit dhe do t’i japim dinjitetin që e meriton, në ballë të vendit.”

Në vijim, Spiropali dhe kandidatët Pandeli Majko, Ilva Gjuzi dhe Eldi Çepeli, u takuan me banorë të lagjes nr. 6 në Kavajë, dhe me banorë të Kanaparaj-Zikxhafaj të Njësisë Administrative Golem.

Lexo edhe :  Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Spiropali nënvizoi ndarjen e qartë mes Partisë Socialiste dhe kundërshtarëve të saj. “Kjo ndarje nuk është thjesht programore dhe elektorale, por thelbësore: Ne jemi këtu për qytetarët, interesin publik dhe të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimjn Europian, ata vijnë për interesin e një individi që mbron veten, familjen dhe të kaluarën problematike me ligjin.
Ne kemi krijuar dhe mbështesim drejtësinë e re, ata kanë krijuar aleancën anti- SPAK dhe anti-drejtësi.
Ne sillemi me qeverisjen me përgjegjësi politike, kombëtare e njerëzore, ata e duan pushtetin si nje lodër fëmijësh, për të kënaqur interesat e tyre.”/E.T

Të fundit

Gruaja e Calhanoglu sulmon Lautaron: Ndryshojnë nevojat e tyre, ndryshon edhe besnikëria”

Pas fjalëve të Lautaro Martinez mbrëmë, të cilat dukeshin si një sulm jo aq i fshehur ndaj Hakan Çalhanoglu, gruaja...

Kjo zemëratë e kuptimtë mes Rama and Farage

Nga Frrok Çupi Kjo që po ndodh në dialogun ‘e zemëruar’ mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe shkëndijë- dhënësit të Brexit, Nigel Farage, ka...

Amerika nuk mund t’i bëjë Koresë së Veriut atë që sapo i bëri Iranit

Nga W.J. Hennigan* Një ditë pasi 14 bomba amerikane me peshë 30 mijë paund secila goditën me forcë Iranin, Ministria e Jashtme e Koresë së...

Rama takohet me Ali Ahmetin në Shkup, kreu i BDI: Takim vëllazëror!

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Shkup në ditën e dytë të takimit për planin e rritjes BE-Ballkani Perëndimor. Gjatë qëndrimit atje ai është...

Kërkon pafajësinë në Apelin e GJKKO, shtyhet për më 11 korrik seanca për Vangjush Dakon!

Shtyhet për të disatën herë seanca në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako. Ky i fundit nuk është paraqitur në Gjykatë,...

Lajme të tjera

Web TV