Rama: Brenda 2030 QSUNT do bëhet qendër ekselence e shërbimeve mjekësore në rajon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë një takimi me studentë dhe pedagogë në Vlorë këtë të dielë, kryesocialisti Edi Rama u zotua se brenda 2030 Qendra Spitalore Univesitare në Tiranë do të bëhet një qendër ekselence në fushën e mjekësisë.

“Një nga objektivat tona të mbështetjes në punë të bërë, jo në fjalë, është që në këtë 5-vjeçar t’i japim vendit një mundësi të re përsa i përket shërbimit shëndetësor, duke zgjeruar kapacitetet shëndetësore, duke bërë nga ato shërbime që nuk bëhen jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera, dhe pastaj shkojmë në vende të tjera.

Kemi në plan të ndërtojmë 2 apo 3 partneritete për QSUNT-në dhe ta vëmë QSUNT-në deri në 2030 qendër ekselence edhe në rajon, plani është i qartë”,-tha Rama.

“Duam të bëjmë një binjakëzim, të bashkojmë universitetin e mjekësisë me një universitet ndër më të mirët e Europës, që do të thotë që universiteti ynë i mjekësisë në Tiranë të jetë me të njëjtat standarde dhe me të njëjtën vlerë diplome me universitetin që është në BE”,-tha Rama.

“Duam paralelisht të ndërtojmë një spital tjetër,  një spital të nivelit më të lartë, spital publik, jemi duke punuar për këtë me një skemë partneriteti me një vend mik, për të krijuar kushtet që në dekadën e ardhshme, në fillim të dekadës së ardhshme, askush nuk mund të mos ketë asgjë që këtu nuk e merr dot që e gjen në Turqi ose Itali.

Madje që Shqipëria atëherë bëhet pikë referimi në këtë pikëpamje në të gjithë rajonin, të vijnë këtu për t’u kuruar. Shumë shpejt do ta materializojmë këtë”,-tha Rama./e.t

Të fundit

Takimi i shumëpritur, çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Xhenetës në korridoret e Top Channel?

Një ndër lidhjet dhe marrëdhëniet më të komentuara përveçse ajo me Eglin dhe Gjestin, ka qenë dhe raporti mes...

Nëna shqiptare me 4 fëmijë kapet me 18 kg marijuanë, gjyqi më 26 maj

Një nënë shqiptare që jeton në Saint-Brieuc të Francës do të gjykohet më 26 maj 2025. Ajo akuzohet për përpjekjen për të rikuperuar një pako...

Qori dhe Shabani për lobimin e Berishës: “6 mln euro, sa rrogat e 12 mijë demokratëve”

Përfaqësuesit e opozitës e shohin me dyshim kontratën e lobimit të Sali Berishës në SHBA. Për Report TV, Endri Shabani thotë se vlera e...

Autoritetet e emigracionit arrestojnë mbi 100 emigrantë, Trump: Urime, Amerikë!

Më shumë se 100 emigrantë, për të cilët Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) tha se ndodheshin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, u arrestuan...

Grushta në Prizren, basketbollisti Marques Townes sulmohet nga tifozët vendas

Ndeshja e basketbollit mes Bashkimit dhe Pejës në Pallatin e Sportit "Sezai Surroi" të Prizrenit është ndërprerë, pasi tifozët vendas kanë sulmuar me grushta...

Lajme të tjera

Web TV