11 maji, testohen pajisjet për identifikimin, KQZ garanton: Nuk ka shans për probleme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

KQZ zotohet që në 11 maj, të mos shohim më problemet e zgjedhjeve të shkuara, ku shumë qendra votimi, përfshirë dhe atë ku votoi Edi Rama, nuk funksionuan për disa orë, sepse nuk punonin pajisjet e identifikimit elektronik.

Nënkomisionerja Lealba Pelinku tha se KQZ ka shpenzuar 1 milionë euro që këto pajisje të rifreskohen.

“Kemi marrë masa shtesë, që të mos kemi probleme, pajisjet janë rifreskuar me softwar. Po kryhet testimi, pastaj do bëhet përgatitja”, tha Pelinku.

KQZ kësaj radhe është optimiste për mbulimin e gjithë vendit me pajisje elektronike identifikimi, pasi janë gjetur persona për 5225 qendrat e votimi, që do të përdorin pajisjen.

“Kemi vetëm 31 QV ende të zbuluara, një shifër me e ulët se e viteve të tjera, besoj që deri në fund, do t’i gjejmë personat”, u shpreh nënkomisionerja.

Identifikimi elektronik i votuesve ka filluar që në vitin 2021, dhe pajisja kryqëzon kartën ose pasaportën me shenjën e gishtit të votuesit. Ajo nuk lejon që dikush të votojë për dikë tjetër, dhe as të votohet disa herë. Sistemi lejon të votojnë vetëm ata zgjedhës që janë të asaj qendre votimi. Këto zgjedhje nuk pati tolerime, dhe askush nuk mund të votojë me pasaportë ose kartë ID të skaduar. m.p.

Të fundit

13 qershor 1917/ Qindra të vdekur nga bombardimi gjerman mbi Londër

Më 13 qershor 1917, Londra përjetoi një nga bombardimet më të rënda gjatë Luftës së Parë Botërore, kur avionë...

Horoskopi ditor, 13 Qershor 2025

Dashi Gjatë kësaj dite janë mjaft të favorshme udhëtimet dhe kontaktet në vende të ndryshme. Mund të ketë të reja lidhur me sferën profesionale, ku...

A ngjitet murtaja e bagëtive të imëta te njerëzit? Ministria e Bujqësisë sqaron qytetarët

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri të ditur sot se deri tani raportohen 4 vatra të murtajës në vend, ku janë prekur në...

“Berisha e ktheu PD më keq se zhgënjimi i tij më i madh, Basha”

Analisti Martin Leka thotë se Sali Berisha e ktheu PD më keq se armiku dhe zhgënjimi i tij më i madh, Lulzim Basha. Në emisionin...

Nënë e bir mbyten në pishinë, kryetari i komunës: Na e keni vrarë zemrën…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunën e Deçanit, ku një nënë e re dhe djali i saj kanë ndërruar jetë. Lajmin e hidhur...

Lajme të tjera

Web TV