Ndërtoi pa leje, arrest me burg për ndërtuesin dhe ekspertin! Sekuestrohet hoteli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Gjirokastrës ka caktuar masën “arrest në burg” për R.S., i akuzuar për ndërtim të paligjshëm të një hoteli në lagjen “18 Shtatori” në këtë qytet, duke shkelur vendimin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit për pezullimin e punimeve.

Hoteli me sipërfaqe 247 m² është vënë nën sekuestro preventive me vendim të Prokurorisë. Hetimet paraprake tregojnë ndikimin e ndërtuesit mbi ekspertin për të falsifikuar aktin teknik.

Njoftimi: “Ndërtoi pa leje pavarësisht vendimit të IMT, Prokuroria Gjirokastër jep masa sigurie për ndërtuesin dhe ekspertin, sekuestrohet hoteli

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastrës caktoi masën ‘Arrest në burg’ për shtetasin R.S. i dyshuar për veprën penale ‘Ndërtim i paligjshëm’ për qëllime fitimi parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal dhe masën ‘Arrest në shtëpi’ për shtetasin A.D. i dyshuar për veprën penale ‘Ekspertimi i rremë’ për qëllime fitimi parashikuar nga neni 309 p.2 i Kodit Penal.

Po kështu, në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.556 të datës 03.11.2023 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër ka vendosur sekuestro preventive mbi pasurine nr. 24-108-ND/1+1-2, zk. 8541, sip. 247 m2, e përshtatur si hotel, me vendndodhje në lagjen “18 Shtatori” Gjirokastër, në pronësi të shtetasit R.S, i cili pavarësisht vendimit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Gjirokastër për pezullimin e punimeve pa leje, ka vijuar me përfundimin e ndërtimit të hotelit.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi R.S ka ndikuar tek shtetasi A.D për përpilimin e një akt-ekspertimi të rremë sipas të cilit punimet e kryera ishin vetëm të karakterit të brendshëm. Në këto kushte me kërkesë të Prokurorisë, u caktuan edhe masat përkatëse të sigurisë”. m.p.

Të fundit

“Departamenti i Shtetit është i korruptuar?” Debati Dudushi-Sulo për lobimin e Berishës

A do t’ia dalë PD të heqë non-gratën e Berishës dhe të normalizojë marrëdhëniet me administratën Trump? Si do...

Albin Kurti nuk formon dot qeverinë, Kosova rrezikon fondet e BE dhe reformat

Të martën do të bëhet përpjekja e tetë për të konstituuar Kuvendin e Kosovës duke zgjedhur kreun dhe kryesinë e re të këtij institucioni....

“Nëse PD s’tërhiqet nga lobimi, kryen vepër penale”, Kreshnik Spahiu jep shpjegimin

Partia Demokratike ka nënshkruar një kontratë lobimi 250 mijë dollarësh në muaj, për dy vjet me një firmë në Uashington DC, e cila në...

Ndërprerja e energjisë, spanjollët dhe portugezët boshatisin supermarketet!

Paniku ka përfshirë qytetarët në Spanjë dhe Portugali, pasi ndërprerja masive e energjisë ka paralizuar të dyja shtetet, duke shkaktuar mbylljen e rrjeteve të...

Arjan Curi vë bast në studio: “Nëse Amerika heq non gratën për lekë, atëherë…”

Për analistin Arjan Curi, kontrata e lobimit nga Partia Demokratike me vlerë 6 milion dollarë do të tregojë nëse SHBA i heq ‘non-gratat’ me...

Lajme të tjera

Web TV