Kemi parë që Papa nuk ka qenë kurrë një grua dhe a e keni pyetur ndonjëherë veten pse?
Në këtë artikull do ju tregojmë arsyet që mund të mos i keni ditur, se pse Papa duhet të jetë gjithmonë një burrë.
-Vetëm burrat mund të bëhen priftërinj në Kishën Katolike dhe duke qenë që Papë mund të zgjidhet vetëm një kardinal, automatikisht është një burrë.
-Bibla nuk e ndalon një Papë femër, por ky rol është bazuar tradicionalisht në modelet mashkullore që në fillimet e krishtërimit.
-Kisha bazohet në një traditë apostolike. Jezusi zgjodhi vetëm burra si apostuj dhe kjo u zgjodh si një model për t’u ndjekur.
-Në vitin 1994 Papa deklaroi se Kisha nuk do të ketë fuqinë për të caktuar shugurimin priftëror për gratë. Kjo deklaratë është detyrimisht e zbatueshme edhe sot.
-Gratë në Kishë kanë role themelore, por asnjë të natyrës sakramentale. Ato mund të bëhen shenjtore, teologe, murgesha, por jo priftërinj./E.Ç