Krimet zgjedhore/ 32 procedime të hapura në prokuroritë e rretheve dhe SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroritë e Rretheve dhe SPAK kanë hapur 32 procedime penale për akuzën e krimeve zgjedhore, duke përfshirë edhe dyshimet për shitblerje votash. A do të ketë arrestime para zgjedhjesh?

Ndërsa fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit vijon me intensitet të lartë në formën e fushatës që kanë zgjedhur të bëjnë partitë politke, organet e drejtësisë kanë evidentuar deri tani një numër të konsiderueshëm kallëzimesh dhe procedimesh penale që lidhen me veprat penale zgjedhore. Për një pjesë të çështjeve hetimet kanë ecur dhe nuk përjashtohet mundësia që në ditët e ardhshme para datës së zgjedhjeve të lëshohen disa urdhër-arreste. Qarqet më problematike konsiderohen Shkodra, Fieri dhe Elbasani, ku edhe ka pasur akuza publike kryesisht nga opozita. Megjithatë SPAK vetë ka nisur hetimet kryesisht pa denocim, pasi gjatë hetimeve të saj ka zbuluar veoprimtari të paligjshme që shlein Kodin Zgjedhor. Prokuroria e Përgjithshme bëm të ditur se deri më 28 prill 2025, në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm janë regjistruar 14 kallëzime penale për krime të tilla si pengimi i subjekteve zgjedhore, dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor, përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore dhe kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje. Kallëzimet janë bërë në 7 raste nga policia gjyqësore, në 3 raste nga Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në 2 raste nga subjektet politike, ndërsa një kallëzim është nisur kryesisht dhe një tjetër nga një qytetar. Në aspektin gjeografik, nga këto kallëzime, 5 janë regjistruar në Prokurorinë e Fierit, 3 në Prokurorinë e Sarandës, 2 në Prokurorinë e Tiranës, 2 në Prokurorinë e Gjirokastrës dhe nga 1 rast në Prokurorinë e Durrësit dhe të Elbasanit. Nga këto kallëzime, 7 prej tyre kanë avancuar në regjistrimin e procedimeve penale, ku 5 procedime i përkasin Prokurorisë së Fierit dhe 2 procedime janë regjistruar në Prokurorinë e Gjirokastrës. Një pjesë e kallëzimeve të regjistruara në rrethe janë dërguar për kompetencë në SPAK. Konkretisht, Prokuroria e Durrësit i ka dërguar SPAK një kallëzim, ndërsa Prokuroria e Fierit ka referuar një procedim penal. Pjesa tjetër e kallëzimeve vijon të jetë në fazën e verifikimit.  Në një tjetër linjë, SPAK ka regjistruar deri tani 18 procedime penale të lidhura me krimet zgjedhore, që nga janari i vitit 2025. Në një përgjigje zyrtare drejtuar Partisë Demokratike, SPAK bën me dije se nga këto 18 procedime, 5 janë të nisura kryesisht nga vetë Struktura e Posaçme. Sipas SPAK, kjo shifër pasqyron angazhimin konkret të strukturës për të ndjekur dhe hetuar çdo veprim penal që cënon procesin zgjedhor. Në këtë kuadër, që në janar të këtij viti SPAK ngriti një Task Forcë të dedikuar për parandalimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore, e cila do të funksionojë deri në përfundim të zgjedhjeve të 11 majit. Në krye të kësaj Task Force është vetë kryeprokurori Altin Dumani, ndërsa për ndjekjen e çështjeve në Tiranë janë caktuar zv.drejtuesi i SPAK dhe shefat e seksioneve për krimin e organizuar dhe korrupsionin, Adnand Xholi dhe Klodian Braho. Në lidhje me hetimet konkrete, rasti i vetëm i bërë publik deri tani është ai i Lushnjës, ku një qytetar denoncoi se një përfaqësues politik i kishte premtuar 500 euro për votat e familjes dhe në këmbim i kishte marrë kartën e identitetit. Pas ndërhyrjes së policisë, karta e identitetit u gjet gjatë një kontrolli në banesë. Në total, deri në fund të prillit, numri i kallëzimeve dhe procedimeve penale të lidhura me krimet zgjedhore të 11 majit arrin në 32 raste, një tregues i qartë i intensifikimit të vëmendjes së organeve të drejtësisë për të garantuar një proces të rregullt dhe të pandikuar nga veprime të paligjshme.

Lexo edhe :  Rama në Fier: Vota e rinisë ka profecinë e Gjergj Kastriotit drejt BE-së

 

Të fundit

Gjesti i jep fund lidhjes me Eglin? Ish-banorët fshijnë postimet me njëri-tjetrin

Situata mes Egli Takos dhe trajnerit të saj të dikurshëm, Mario Olldashit, ka marrë një vëmendje të madhe mediatike,...

Shqipëria pranohet si vend pjesëmarrës i asociuar në nismën e “Tri Deteve”

Presidenti Bajram Begaj, bëri të ditur sot nga Varshava pranimin e Shqipërisë si vend pjesëmarrës i asociuar në Nismën e “Tri Deteve”, një...

“Shqipëria, shteti i 29 i BE-së”, Kos: Dështim për BE nëse ky objektiv nuk realizohet…

Një dështim për Bashkimin Europian e ka quajtur komisionerja e zgjerimit Marta Kos nëse asnjë vend kandidat nuk do të anëtarësohet në bllok brenda...

Pse disa fëmijë mund të birësohen e disa jo? Ish drejtoresha Lenada Cadoshi tregon arsyen

Imazhi dhe rrëfimi i sinqertë i këngëtarit të njohur shqiptar Ermal Meta ka qenë kryefjalë e shumë revistave dhe portaleve të mediave prestigjioze italiane,...

Balkan Insight: Ende asnjë shpjegim zyrtar mbi fatin e emigrantëve të zhdukur në Gjadër

Një deputete italiane e opozitës po kërkon sqarime pasi 16 nga 41 migrantët e transferuar në Shqipëri dy javë më parë pretendohet se...

Lajme të tjera

Web TV