Krimet zgjedhore/ Shumë prokurorë për një “grusht” hetimesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryepokurori Olsian Çela në një deklaratë për media tha se shumë prokurorë janë në “gadishmëri” vetëm të krimeve zgjedhore. Edhe pse deri më sot kemi vetëm disa denoncime, Çela tha se duhet të qëndrohet vigjilent, edhe pas presionit të shumtë. “Po shtojmë forcat hetimore, bashkëpunimi me SPAK është i përditshëm. Duhet të garantojmë pavarësinë edhe nën trysni politike”, tha Çela.

Në një klimë të tensionuar politike, ku akuzat  dhe kundër akuzat për krime zgjedhore kanë nisur shumë më herët, Prokuroria e Përgjithshme ka riorganizuar strukturën e saj hetimore për të përballuar fluksin e pritshëm të denoncimeve. Kryeprokurori Olsian Çela thotë se përveç numrit të çështjeve që tashmë janë në hetim, në fokus është garantimi i integritetit të procesit edhe përballë rritjes së presioneve ndaj prokurorëve që merren me çështje sensitive.“Natyra e këtyre çështjeve e bën më të ndjeshme punën e prokurorëve dhe, pa diskutim, edhe më të ekspozuar ndaj presioneve. Kjo është një punë nën trysni, por ajo çka është e rëndësishme është që prokurorët të kenë mekanizmat për të ruajtur pavarësinë dhe për të qenë efektivë në kushtet që imponon realiteti politik”, deklaroi Çela. Ai pranoi se ka një sërë procedimesh që janë në fazën e verifikimeve, të nisura nga kallëzime të qytetarëve, aktorëve politikë apo organizatave monitoruese. Hetimet janë të ndara mes Prokurorisë së Posaçme dhe prokurorive vendore, me një koordinim të vazhdueshëm për të shmangur mbivendosjet apo ngërçet institucionale. “Ka raste kur ndarja e kompetencave nuk është e qartë që në fillim, por kemi ndërtuar një sistem komunikimi që lejon transferimin e menjëhershëm të materialeve në varësi të natyrës së veprës”, shtoi ai.

Bashkëpunim me SPAK dhe BKH

Lexo edhe :  Sherri në "Ali Dem" ndodhi në zyrën elektorale të PSD! 2 fishekë në vendin e ngjarjes

Për të garantuar mbulim hetimor në çdo qark të vendit, është vendosur që hetuesit e BKH të kenë akses fizik në ambientet e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm. Kjo lëvizje synon të shmangë vonesat logjistike dhe të forcojë praninë e strukturave antikorrupsion në terren. “Ne kemi krijuar hapësirat e nevojshme në prokuroritë vendore, që të mundësojmë një reagim të menjëhershëm në çdo situatë të lidhur me krimet zgjedhore”, tha Çela. Një javë para zgjedhjeve, do të hyjë në fuqi lista e re e gatishmërisë, ku numri i prokurorëve do të rritet ndjeshëm. Ky angazhim, sipas Çelës, synon të përballojë çdo eventualitet dhe të mbulojë në kohë reale çdo rajon ku shfaqen problematika. “Ne parashikojmë shtim të denoncimeve dhe incidenteve, ndaj do të kemi një prani të shtuar të prokurorëve të gatshëm për të ndërhyrë”, nënvizoi ai. Në çdo proces zgjedhor, Shqipëria është përballur me një mori kallëzimesh për shit-blerje vote, presion mbi administratën, përdorim të burimeve publike për fushatë dhe manipulim të listave zgjedhore. Shumë prej këtyre çështjeve janë mbyllur pa vendim përfundimtar, të tjera janë arkivuar pa hetim të thelluar, dhe vetëm një numër shumë i vogël ka çuar në ndëshkim penal. Kjo ka ndikuar drejtpërdrejt në perceptimin e qytetarëve për pandëshkueshmëri dhe ka ushqyer retorikën politike, ku palët akuzojnë njëra-tjetrën për kapje të institucioneve apo përdorim selektiv të drejtësisë. Çela e pranon këtë sfidë, por paralajmëron se do të ketë qëndrueshmëri: “Sot e gjithë struktura jonë ka mbështetje ligjore për të vepruar pavarësisht kushteve të vështira. Ne nuk mund të shmangim presionin, por mund të jemi të përgatitur për ta përballuar”.

Të fundit

LaCivita bisedon me kandidatët demokratë: “Rama si Biden, në SHBA po flitet për PD”

Strategu amerikan i PD-së, Chris LaCivita, gjatë një konference online me kandidatët e PD-ASHM, vlerësoi mobilizimin e strukturave të...

Vota e diasporës, dy arsye pse PD nuk mund të pretendojë rezultat të mirë

Deri më sot, mbi 117 mijë shqiptarë nga diaspora kanë dërguar zarfin e votimit në KQZ. Një shifër e lartë në një kohë të...

Tomor Alizoti paralajmëron socialistët: Do t’ju hamë të gjallë nëse prekni demokratët!

Tomor Alizoti, drejtuesi i PD në qarkun e Elbasanit, paralajmëroi socialistët nga Librazhdi duke thënë se “do t’ju hamë të gjallë nëse prekni demokratët.” Më...

Diaspora shqiptare i befason të gjithë, nuk do ta besoni sa vota kanë mbërritur në KQZ

45.34% e emigrantëve që u regjistruan për të votuar nga jashtë, tashmë e kanë sjellë zarfin me votën e tyre në Shqipëri. Që prej 14...

Nga Lamborghini te Rolls Royce, në Shqipëri janë sekuestruar 131 makina luksoze dhe skafe

Nga viti 2018 deri ne vitin 2024, ne vendin tonë janë sekuestruar 131 makina luksoze dhe skafe. Vlera e tyre e llogaritur në treg...

Lajme të tjera

Web TV