“Një ditë vjen Muli, një ditë Paloka. PD në terren është në ditën e saj më të zezë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati për deputet i PS, Blendi Gonxhja i ftuar në Report Tv ironizon edhe kundërshtarët politikë. Sa i takon zonës që ai vetë është i deleguar, në njësinë numër 6, Gonxhja thotë se PD është thuajse inekzistente.

Për Gonxhen, PD është në ditën e saj më të zezë s ai takon fushatës në terren, ndërsa me ironi komenton edhe këshilltarin amerikan Chris Lacivita për të cilin thotë se nuk e di me kë do të funksionojë kur në terren nuk kemi asgjë.

“Nuk kam asnjë informacion se kush është kundërshtari politik në zonën 6. Nuk kam idenë se kush është a këshilltari, apo kandidati për deputet. Ka tek tuk ndonjë hyrje me ndonjë lokal hedhin ndonjë fletushkë. Një ditë vjen Muli, pastaj Tabaku, thanë njëherë që ishte Paloka. S’ka asnjë lloj takimi, një ditë do vinte Saliu, e anuloi tre herë një takim me banorët e goditur nga tërmeti. Pastaj u struk në një rrugicë, mblodhi ca veta atje, një pjesë e atyre që vajtën atje, nuk janë në asnjë prej strukturave që ka PD. Pastaj ka dy PD në terren. Është një kryetar i opozitës 1 dhe një kryetar i opozitës 2. Nuk e di më kë do funksionojë shtabi i këshilltari të huaj, kur në terren nuk ke asgjë. Jemi 10 ditë drejt zgjedhjeve dhe në terren PD është në ditën e saj më të zezë”, tha Gonxhja. m.p.

Të fundit

Londra i refuzon mbrojtjen princit Harry: Jam i rrënuar, dua të pajtohem me familjen

“Jam i shkatërruar”, pranoi princ Harry në një intervistë për BBC, pasi Gjykata e Apelit në Londër refuzoi kërkesën e tij...

Qarku Durrës, rekord për mbërritjen e votave nga diaspora deri më sot

Eduard Zaloshnja KQZ-ja u ka dërguar pothuaj 246 mijë zarfe emigrantëve të regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 majit. Sot, tetë ditë para...

Aksident i frikshëm në Vlorë/ Makina bie në lumë, brenda 35-vjeçarja me dy fëmijët (FOTO)

Paraditen e sotme rreth orës 10:40, një aksident i rëndë është regjistruar në fshatin Lepenicë të Vlorës. Sipas informacioneve policore, një automjet tip “Renault” ka...

Poshtërimi që ndjeva si shqiptar, pas asaj video përçmuese të këshilltarit të Berishës

Amarildo Pregapuca Më rrenqethi ajo video e LaCivitës. Duhet të rrënqethi, çdo njeri me dinjitet, shqiptar ose jo, që jeton dhe punon brenda territorit të kësaj Shqipërie. Mu...

“Rama merr daullen dhe tallet me ju”/ Berisha komenton mitingun e PS në Dibër

Kryedemokrati u shpreh se Rama tallet me shqiptarët duke u shprehur se “merr dalluen dhe i bie”. “Gjen dhe Noizy-n me Lamborghini”, deklaroi Berisha, teksa...

Lajme të tjera

Web TV