Raporti i ODIHR/ “Fushatë e qetë, por po përdoret administrata”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

ODIHR ka publikuar raportin paraprak për fushatën zgjedhore. Ai vë në dukje shqetësime të tilla si përdorimi i burimeve shtetërore për qëllime elektorale, presioni ndaj administratës publike dhe ndikimi i rrjeteve të patronazhistëve. Pavarësisht ligjit që ndalon përdorimin e institucioneve publike për fushata, praktikat e tilla vazhdojnë të raportohen. Raporti gjithashtu thekson se janë hapur hetime për 70 raste, ndërsa janë vëzhguar më shumë se 1,160 incidente.

Misioni i vëzhgimit të ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri ka publikuar raportin e parë të përkohshëm, që përfshin periudhën nga 1 deri më 21 prill. Sipas vëzhguesve ndërkombëtarë, fushata zgjedhore ka qenë e qetë në terren, por është shoqëruar me përplasje të forta në retorikë dhe me shqetësime për përdorimin e burimeve shtetërore. “Personalizimi i retorikës, sulmet mes liderëve të partive kryesore dhe akuzat për korrupsion e lidhje me krimin e organizuar kanë dominuar debatin publik, sidomos në rrjetet sociale”, thuhet në raport. ODIHR bën me dije se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 94 ankesa për shkelje të lidhura me fushatën, kryesisht për përdorimin e aseteve publike dhe presionin ndaj punonjësve civilë. Në 70 raste janë hapur hetime administrative, dhe për 3 raste janë propozuar gjoba. Në total, 96 monitorues të angazhuar nga KQZ kanë identifikuar mbi 1,160 raste të mundshme shkeljesh në 12 qarqet e vendit që nga fillimi i vitit. Raporti përmend si shqetësim të përsëritur ndikimin e rrjeteve të patronazhistëve, presionin mbi administratën publike dhe përdorimin politik të institucioneve. Pavarësisht ndalimeve ligjore, ODIHR thekson se praktikat e përdorimit të resurseve shtetërore në funksion elektoral vijojnë. Përballë mungesës së një rregullimi ligjor për fushatat në rrjetet sociale, partitë politike kanë nënshkruar një Kod Vullnetar Etik për Fushatat Digjitale, që synon të frenojë gjuhën e urrejtjes, dezinformimin dhe mungesën e transparencës. Në këtë kontekst, KQZ po monitoron aktivitetin online të 50 institucioneve publike. Një tjetër element i veçantë i këtyre zgjedhjeve është përfshirja për herë të parë e Diasporës në votim. Sipas ODIHR, temat që kanë dominuar diskursin publik janë integrimi në Bashkimin Europian, ekonomia dhe lufta kundër korrupsionit. Si Partia Socialiste, ashtu edhe Partia Demokratike kanë premtuar rritje të pensioneve dhe pagës minimale. Ndërkohë, partitë më të vogla janë përqendruar në çështje si reforma kundër korrupsionit dhe përmirësimi i shërbimeve sociale. ODIHR nuk anashkalon sfondin e trazuar politik të fushatës, ku arrestimi i ish-Presidentit Ilir Meta dhe hetimet ndaj zyrtarëve të lartë si Erion Veliaj kanë nxitur protesta dhe tensione. Opozita i ka cilësuar këto zhvillime si të motivuara politikisht. Në përfundim, misioni vlerëson se “zgjedhjet e 11 majit po zhvillohen në një kontekst të tensionuar politik, të karakterizuar nga kriza besimi, hetime të profilit të lartë për korrupsion, ndarje brenda partive dhe përpjekje për të ruajtur standardet demokratike në një klimë sfiduese”.

Të fundit

Krim brenda familjes në Shkodër, turisti vret bashkëshorten më pas qëllon veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku një turist ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten...

6 milionë $ lobim për Berishën/ Nuredin Seci thyen heshtjen: Ja pse vendosa të financoj!

Gazetari dhe moderatori i emisionit "Opinion", Blendi Fevziu, ka publikuar reagimin ekskluziv të Nuredin Secit, i cili është garantor i kontratës së lobimit në...

Norvegjia prezanton raketën 400 kg që “tmerron” armiqtë

Norvegjia ka prezantuar zyrtarisht raketën e avancuar të tipit Joint Strike Missile (JSM), e zhvilluar në bashkëpunim mes kompanisë norvegjeze Kongsberg dhe Shteteve të...

SIGAL përforcon pozitat, lider absolut në tregun e sigurimeve

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) publikoi në mesjavë raportin e tremujorit të parë të vitit 2025 për tregun e sigurimeve në Shqipëri. Nga të...

Justifikimet e Berishës për kontratën e lobimit/ Kreu i PD i trembet një hetimi nga SPAK

Gazetarja Anduena Llabani thotë se Sali Berisha përmendi faktin se kontrata lobuese 6 milionë dollarë në SHBA, nuk ka lidhje me zgjedhjet, pasi mund...

Lajme të tjera

Web TV