Meta bën kalkulimet nga qelia/ Pas fitores, i japim zhvillim bujqësisë dhe turizmit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nga paraburgimi i 313-ës ku ndodhet prej tetorit të kaluar, ka shprehur falenderime për thirrjen ndaj lushnjarëve që jetojnë në Tiranë dhe që duan të votojnë atë si deputet.

Teksa ka ndarë videon e këshilltares bashkiake të Lushnjes, Katerina Bano, e cila iu bën thirrje qytetarëve të Lushnjës që jetojnë në Tiranë që të votojnë për Metën, kreu i PL shprehet se komuniteti lushnjar është një komunitet i respektuar, me të cilin ka pasur komunikim të vazhdueshëm në vite.

Kreu i Partisë së Lirisë kujton gjithashtu se kur ishte kryeministër inauguroi në qershor të vitit 2001 urën e madhe mbi lumin Shkumbin, që lidh Rrogozhinën me Lushnjën si dhe autostradën Rrogozhinë Lushnjë. Sipas tij, këto dy projekte i dhanë një “frymëmarrje” ekonomisë dhe komunitetit të asaj zone.

Sipas Metës, fitorja e tyre më 11 Maj, do të mundësojë zhvillimin bujqësor të zonës.

“Jam shumë falenderues për thirrjen ndaj banorëve lushnjarë, që banojnë në Tiranë për të më votuar mua si deputet në këtë qark, thirrje që këshilltarja jonë bashkiake në Lushnjë, Katerina Bano, u ka bërë atyre.

Komuniteti lushnjar është një komunitet tepër i respektuar, me të cilin kam pasur një komunikim të vazhdueshëm për shumë vite.

Kujtoj me shumë kënaqësi qe si Kryeministër, inaugurova në qershor të vitit 2001, urën e madhe mbi lumin Shkumbin, që lidh Rrogozhinën me Lushnjën, si dhe autostradën Rrogozhinë Lushnjë, që i dha nje frymëmarrje të jashtëzakonshme ekonomisë dhe komunikimit të kësaj zone aq të begatë bujqësore me pjesët e tjera të vendit.

Fitorja e 11 Majit, do të krijojë të gjitha hapësirat për investime të tjera madhore dhe për ti dhënë një zhvillim shumë të madh veçanërisht bujqësisë dhe potencialeve turistike të zonës dhe unë ashtu si gjithmonë, do të jem një mbështetës i vendosur i komunitetit lushnjar, që këto investime të çohen deri në fund.

Lexo edhe :  Berisha: Daniel Shima u mbajt peng në bodrumet e mafies

VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
VOTO ILIR METAJ – Qarku Tiranë”, shprehet Meta.

/E.T

Të fundit

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Lajme të tjera

Web TV