“Rama nuk i bën dot 71 mandate”, Alibeaj bën llogaritë 10 ditë para zgjedhjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sulmi i kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, për partitë e vogla, të cilat kanë deklaruar se nuk do bëjnë koalicion nëse do kenë në duar fatin e qeverisë së re, por do dërgojnë vendin në zgjedhje të parakohshme, për Enekelejd Alibeajn nga koalicioni “Djathtas për Zhvillim” tregon pasigurinë e kryeministrit për marrjen e shumicës së mandateve. Në Ditarin e Bruna Çifligut në A2 CNN, Alibeaj tha se shqiptarët nga veriu në jug nuk duan binomin Rama-Berisha.

“Rama sot një sulm intensiv ndaj partive të reja dhe kuptohet që pasiguria është ajo që e ka kapluar Ramës pasiguria se mund të marrë 71 mandate. Sot kush di ta lexojë sulmin ndaj partive të reja, kupton pasigurinë që ka Rama për marrjen e shumicës. Në Tiranë, Elbasan, Fier e Durrës ka një emërues të përbashkët te shqiptarët e lodhur nga politika që binomin; Rama-Berisha nuk duan ta shohin nga jugu në veri. Ajo që unë kam thënë është se do të ishte e rëndësishme për publikun që Rama më 12 maj të mos gdhihej me shumicë me 71 mandate. Është një profeci që mesa duket po përmbushet dita-ditës”.

Alibeaj përjashton mundësinë e një aleance me Ramën dhe Berishën.

“Djathtas për zhvillim nuk do të ketë koalicion me Ramën e Berishën, me PS nuk bëhet fjalë qoftë edhe për të shkuarën tonë. Unë kam qenë deputet, në mes të syrit të ciklonit kur Rama e Berisha ofronin, joshnin e jepnin kërkesa e oferta. Pozicioni ynë ka qenë i qartë kundër njërit dhe kundër tjetrit. Asnjë aleancë me PS dhe Edi Ramën dhe jo me Sali Berishën”.

I pyetur nëse shqiptarët janë të agtshëm të votojnë koalicionin “Djathtas për Zhvillim”, Alibeaj përgjigjet: “Çdo shqiptar që do të na votojë ne nuk do të ketë asnjë surprizë apo kapërcime amorale në parlamentin e ardhshëm. Kemi eksperiencën shtetformuese dhe nuk është pak, se sot shqiptarët vuajnë nga mungesa e shtetit. Dhe së treti nuk kemi asnjë problem me drejtësinë. Të kesh pasur doza pushteti dhe asnjë nga ne nuk ka asnjë problem me ligjin. Sfida më e madhe e karakterit është pushteti dhe e fundit oferta elektorale e jona është racionale, e ndershme me zgjidhje konkretet që identifikon çështjet kryesore të munguar të procesit të shtetformimit”. m.p.

Të fundit

“Vuçiç shkon në Moskë për Kosovën”, Diplomati zbulon planin e Serbisë

Sokol Gjoka, ish-ambasador i Shqipërisë në Moskë dhe në Ukrainë, ka vijuar diskutimin mbi takimi që do zhvillohet midis...

Pogradeci do “kokën” e Tiranës, zbulohet shpërblimi i çmendur nëse arrihet Superiorja

Pogradeci është vetëm një hap larg ëndrrës për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar dhe klubi ka vendosur të motivojë maksimalisht lojtarët për...

Autobusi përplaset me kamionin, mjetet shpërthejnë në flakë, raportohen 7 të vdekur

Një aksident që përfshiu një autobus turistik dhe një kamion pranë Parkut Kombëtar Yellowstone në SHBA vrau shtatë persona dhe plagosi tetë të tjerë. Policia...

Agron Shehaj: “Rama ka frikë nga partitë e reja, 11 maji është datë historike”

Nga Fieri, kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor zgjedhjet si mjet për të mbrojtur bashkëpunëtorët e tij...

VIDEO: Mosha bën të vetën, Berisha bëhet lëmsh me mbiemrin e deputetes italiane

Kryedemokrati Sali Berisha shënoi një tjetër “shkarje goje” gjatë takimit me qytetarë të Kurbinit këtë të premte. Gjatë tentativës për ta falenderuar për mbështetjen dhe...

Lajme të tjera

Web TV