Dashnor Sula: Rama merr 75 mandate. LaCivita e ka kuptuar çfarë është PD, prandaj iku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kontratën e lobimit të PD prej 6 milionë dollarë në SHBA, deputeti Dashnor Sula e ka cilësuar si një shifër të lartë. I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv Arbër Hitaj, ai tha se për këtë kontratë nuk ka transparencë.

‘PD nuk mësoi nga gabimet edhe kontrata me Bashën krijoi problematika, dhe kjo kontratë është bërë në kulmin e fushatës, bëhet një lobim prej 6 milionë dollarë kur një pjesë e degëve të PD s’kanë lekë për naftë. Kur flitet për 6 milionë dollarë, nuk deklarohet kush janë dhuruesit, a ka paguar PD lekë, kush i ka paguar 750 mijë dollarët, duhet që të kishte transparencë. Berisha tha kemi punësuar avokat, për ca duhet avokati kur bëhet fjalë për lobimin politikë. Nëse është për problemin e non gratës është tjetër gjë, do ishte fundi të përdoren fonde të PD për lobim’, tha ai.

Një koment e pati edhe për këshilltarin e fushatës së PD Chris LaCivita. Ai tha se ndonëse ishte paralajmëruar që ai do të qëndronte deri më 11 maj, LaCivita është larguar.

“Për LaCivita u tha se do të jetë deri në 11 maj, po ai ka ikur tashmë dhe thotë shpeshtoni takimet sikur nuk dihet kjo. Unë e kam thënë nëse nuk takohesh me qytetarët dhe s’i ke hapur telefonin në këto vite, është e kot. LaCivita e ka kuptuar se kush është PD dhe tani bënë takime online”, tha ai.

Teksa bëri një parashikim për rezultatin e 11 majit, ai tha se PS merr deri në 75 mandate.

‘Nuk besoj se do të jetë ndonjë rezultat spektakolarë midis 71 dhe 75 do të jetë numri i mandateve që do të marr mazhoranca. PD është e dënuar me 10 vite heqje lirie, djegia e mandate që bënë në 2019 janë efektet që po jep tani’, tha ai.

Lexo edhe :  Rama publikon foton: Lungomare u çlirua nga të gjitha rraqet!

Një koment e pati edhe për deklarata e forta dhe gjuhën e ashpër të kandidatëve të PD në fushatë.

‘Kam ndjerë keqardhje, nisur nga Berisha që në Elbasan pati një gjuhë që s’është normale që të përdoret. Ishte deklaratë shokuese edhe ajo e Bylykbashit sot në Cërrik. Ato pajisje që janë vjedhur ato në zyrën e Cërrikut janë të miat. Duke qenë se nuk kishte zyrë fare kur kam shkuar kam kontribuar unë pajiset kompjuter fotokopje i kam sponsorizuar unë. Ajo zyrë ka qepen edhe dritaret edhe dera janë lënë qepen hapur për një qëllim nga një individ. Unë shpreh keqardhje, kam shumë vite në politikë dhe jam i shokuar nga kjo gjuha e përdorur dhe tregon një naitivitet të madh. Në Elbasan PD mund të marr vetëm 5 mandate. Kjo është për të ardhur keq. Sjellja e drejtuesve të PD dhe bërja e listave ka krijuar një mosbesim tek demokratët. Ndjejë keqardhje për demokratët e Elbasanit që do të jenë pa përfaqësues në kuvend.

Lidhur me listat e PS, ai tha se nuk janë njësoj si në zgjedhjet e kaluara, ku ka pasur njerëz që kanë pasur probleme me ligjin.

‘Lista e PS është e pakontestuar, nëse në listat e 2013 dhe 2017 PS kishte të fortë dhe njerëz që kanë pasur probleme me ligjin, këtë herë po ti shohësh emrat e listave të PS nuk ka probleme të tilla. Dhe kjo është diçka që është reflektuar nga Rama. PD nëse do të donte që të fitonte përballë PS duhet që të bëhej unifikimi i kampit opozitar, sepse po të llogarisësh numrin e partive të vogla e kalojnë numrin e PS. Duhet që të bëheshin bashkë me forcat opozitare dhe do të ishte një gjë e madhe, sepse opozita është e ndarë’, tha ai. m.p.

Të fundit

Qyteti dhe Arti- Mozaiku i munguar në arkitekturën bashkëkohore urbane

Në ansamblin e elementëve të zhvilluar në arkitekturën urbane, mungon elementi i mozaikut, ndërkohë që ai mund të ketë...

Nën radarin e Juventusit dhe Milanit, por Xhaka “tundohet” nga një klub i ri në horizont

Vera e Granit Xhakës parashikohet të jetë shumë e nxehtë. Mesfushori shqiptar është kthyer në objektivin e merkatos të klubeve me shumë emër, pasi...

“PD kasolle dhe çetë e kryetarit”/ Kjo vjeshtë duhet të ketë zgjedhje për PD-në!

Ish-deputeti i PD-së i ftuar në një studio televizive tha  se ndërsa duhet të ishte një solidaritet, ata u fshehën të gjithë dhe heshtën,...

“E dha jetën për të tjerët”/ Flet mes lotësh bashkëshortja e kapitenit në Shkodër

Bashkëshortja e kapitenit të anijes, Arben Anamali, i cili humbi jetën për të shpëtuar dy turistet e huaja nga mbytja në Liqenin e Shkodrës,...

Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, hidhet molotov ndaj fadromave të IKMT!

Tensionet në zonën e Thethit janë përshkallëzuar ndjeshëm, ndërsa Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) po vijon aksionin për shembjen e ndërtimeve pa...

Lajme të tjera

Web TV