“Vetëm 9 ditë për takimin me historinë më 11 maj”/ Rama mesazh mbështetësve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryesocialisti Edi Rama vuri në dukje rëndësinë e javës së fundit të fushatës elektorale dhe ditës së votimit më 11 maj, për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Teksa vijon turin elektoral në qarqe me kandidatët dhe qytetarët, ai bën herë pas here edhe postime të veçuara në llogarinë personale në rrjetin social Facebook.

Rama shprehet se shqiptarët ditën e zgjedhjeve, më 11 maj, do të zgjedhin Partinë Socialiste, që sipas tij është votë për rrugëtimin e vendit drejt Bashkimit Evropian.

Ai theksoi se janë edhe 7 ditë kohë, që votuesit të bashkohen me Partinë Socialiste.

“Edhe 7 ditë për t’u bashkuar më të shumtë se asnjëherë për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian. Vetëm 9 ditë për takimin me historinë më 11 maj”, shprehet ai në postimin e sotëm (2 maj), teksa e shoqëron edhe me disa emoji të gëzueshme, flamurin e Shqipërisë, BE dhe numrin “5” që korespondon me atë të fletës së votimit./e.t

Të fundit

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Lajme të tjera

Web TV