Tom Doshi, i ashpër me kryebashkiakun Benet Beci: Bën punën e PD në bashki

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i PSD Tom Doshi ishte përsëri shumë i ashpër me  kryetarin socialist të bashkisë së Shkodrës Benet Beci duke akuzuar atë se po bën presione ndaj njerëzve për t’iu marrë votën. Doshi tha se Beci nën siglën e PS ënë fakt po bën punët e PD si kryebashkiak….

“Në 2025 Benet Beci iu bën presion njerëzve me ndihmë sociale, duke i kërcënuar se do ua ndërpresë atë nëse nuk votojnë PS.

I infiltruari i Sali Berishës erdhi me mision që të shkatërrojë PS në bashkinë e Shkodres nuk ka asnjë drejtor socialist, janë të gjithë të ardhur nga PD. Beneti është sigël të PS por bën punët e PD.

Iu bëj thirrje socialistëve të votojnë PSD se pas zgjedhjeve Beneti do shkojë në burg. Vota për PSD është nderi më i madh që i bëjmë Benetit”, tha Doshi para qytetarëve në Shkodër.

Doshi kërkoi që të gjithë qytetarët në qarkun e Shkodrës të votojnë PSD-në, që sipas tij është e vetmja forcë politike që i përfaqëson denjësisht.

“Këta kanë hallin se ne marrim 3 deputetë, se për 2 e kanë pranuar vetë. Kam besim se administrata dhe ata që marrin ndihmë sociale dhe që kanë probleme shëndetësore do votojnë PSD.

Unë kam qenë 20 vjet që kam qenë edhe në krye të PS së Shkodrës, por karakterin tim të fortë nuk e durojnë servilat e PS. Ata që janë në lisën e mbyllur nuk kanë lidhje me PS e Shkodrës, ndaj socialistët të votojnë PSD dhe Tom Doshin sepse unë jam deputet!”, deklaroi kreu i PSD.

Këtë takim elektoral kreu i socialdemokratëve Tom Doshi e zhvilloi me banorët e lagjes “Mark Lula” në Shkodër./e.t

Të fundit

Si do të bëhet kontrolli i pasurisë për pronarët e makinave të luksit

Edval Zoto, ekspert për krimin ekonomik, e sheh me skepticizëm njoftimin e tatimeve për hetimin e pasurisë për pronarët...

TikTok apo Instagram: Cili platformë po dominon mes të rinjve shqiptarë?

Rrjetet sociale kanë kohë që janë kthyer në pjesë të pandashme të jetës sonë, por sidomos për brezin e ri ato janë më shumë...

Tragjedi në ajër/ Rrëzohen dy aeroplanë, humbin jetën 3 persona

Një aeroplan i vogël u rrëzua dje në Gjermani, në një zonë pyjore të Edemissen, Saksonia e Poshtme, duke vrarë pilotin e tij. Avioni...

Horoskopi ditor, 2 Qershor 2025

Dashi Dëshira juaj për me shume liri dhe refuzimi ndaj detyrimeve dhe angazhimeve ne çift do sjellin mosmarrëveshje me partnerin. Ndryshoni sa me shpejt nëse...

Trump befason: Biden ka ndërruar jetë, u zëvendësua me një klon

Presidenti amerikan Donald Trump ka habitur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, pasi ka rishpërndarë një postim të pazakontë në platformën e tij “Truth...

Lajme të tjera

Web TV