Incidenti me shoferin e kamionit, arrestohet vëllai i Bledion Nallbatit në Korçë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur mes kandidatit të Partisë Demokratike në qarkun e Korçës Bledion Nallbanti, vëllait të tij Alti Nallbati dhe një shoferi kamioni. Në njoftim bëhet me dije se është arrestuar në flagrancë Alti Nallbati për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Prishja e qetësisë publike”, dhe ” Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Gjithashtu policia thotë se gjatë këqyrjes së pamjeve filmike dhe kryerjes se veprimeve të tjera hetimore, rezultoi se më datë 03.05.2025, rreth orës 21:15, në afërsi të rrethrrotullimit të Mirasit në qytetin e Bilishtit Altin Nallbati ka ndaluar automjetin me të cilin lëvizte bashkë me vëllanë e tij Bledion Nallbati duke penguar qarkullimin e automjeteve që lëviznin në këtë aks rrugor.

Sipas policisë Altin Nallbati ka dalë nga automjeti dhe ka debatuar verbalisht me një drejtues kamioni, dhe më pas ka tentuar ta zbresë me forcë nga kamioni shoferin, dhe ka tentuar ta qëllojë me grushte si dhe ta ofendojë duke kryer veprime të pa hijshme në publik.

“Në këtë konflikt është përfshirë edhe vëllai i tij, shtetasi B.N, ku fillimisht ka tentuar të qetësojë situatën por më pas, bazuar në pamjet filmike ka tentuar të zbresë me forcë nga kamioni shtetasin S.D.,” thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me një konflikt të ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrethrrotullimin e Bilishtit, arrestuan në flagrancë shtetasin A. N. 42 vjeç, banues në Devoll, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Prishja e qetësisë publike”, dhe ” Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Lexo edhe :  Çfarë po ndodh në Ksamil? Forca të shumta policie në një operacion “Top Sekret”!

Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë menjëherë pas konfliktit të ndodhur midis shtetasve A.N, B.N dhe shoferit te një kamioni transporti shtetasi S.D.

Gjatë këqyrjes së pamjeve filmike dhe kryerjes se veprimeve të tjera hetimore, rezultoi se më datë 03.05.2025, rreth orës 21:15 , në afërsi të rrethrrotullimit të Mirasit në qytetin e Bilishtit shtetasi A.N, ka ndaluar automjetin me të cilin lëvizte bashkë me vëllanë e tij shtetasin B.N (kandidat për deputet i një subjekti politik) duke penguar qarkullimin e automjeteve që lëviznin në këtë aks rrugor.

Shtetasi A.N ka dalë nga automjeti dhe ka debatuar verbalisht me një drejtues kamioni, dhe më pas ka tentuar ta zbresë me forcë nga kamioni shtetasin S.D, dhe ka tentuar ta qëllojë me grushte si dhe ta ofendojë duke kryer veprime të pa hijshme në publik. Në këtë konflikt është përfshirë edhe vëllai i tij, shtetasi B.N, ku fillimisht ka tentuar të qetësojë situatën por më pas, bazuar në pamjet filmike ka tentuar të zbresë me forcë nga kamioni shtetasin S.D.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./E.S

Të fundit

Fushata e 10-të për Ramën, kryeministri tregon pse kjo është ndryshe nga më parë

Ndërkohë që jemi 7 ditë para zgjedhjeve, Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në...

Fier, pikat e grumbullimit “zhduken” papritur. Specat mund të shkojnë nën kosto

Luan dhe Klementina Jajaj, janë një cift bashkëshortët nga fshati Zharrez në Fier, që prej 8 vitesh merren me kultivimin e perimeve në sera. Tre...

VIDEO: Kandidati i Berishës shoqërohet në polici, kundërshtoi efektivët

Vetëm një javë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kandidati i Sali Berishës në qarkun e Fierit, Fatjon Semanjaku, është shoqëruar në Komisariatin e...

1-0 në “Elbasan Arena”, Tirana mund Pogradecin dhe qëndron në Superiore

Tirana pas fitores së arritur sonte në Elbasan Arena ka siguruar qëndrimin në Superiore pasi ka mundur në play-out Pogradecin me rezultatin minimal 1-0...

Mero Baze: PD po ankohet se deputeti Nallbati nuk e ka rrahur aq sa duhet qytetarin

Nga Mero Baze / Deputeti Nallbati është konfliktuar me një kamionist dhe është filmuar nga kamerat e sigurisë teksa, së bashku me vëllain e...

Lajme të tjera

Web TV