Java e fundit e fushatës ndikon në uljen e euros, çfarë po ndodh në Shqipëri?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Euro është zhvlerësuar ndjeshëm, këtë javë, duke arritur nivelet më të ulët në vitin 2025 kundrejt lekut. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane po këmbëhet 98 lekë dhe në raport me javën e kaluar ka humbur 0.5 pikë.

Ekspertët thonë se ka dy arsye, për të cilën është e vështirë të gjesh se kush ndikon më shumë ndër to.

Së pari është fluksi i pushueseve, i cili në fundjavë ishte i lartë, pas rritjes së shpejtë të temperaturave, dhe së dyti janë zgjedhjet, për të cilat historikisht në javën e fundit të fushatës, është parë zhvlerësim i shpejtë i monedhës europiane.

Në të dy rastet, edhe shpenzimi turistik dhe përdorimi i parave në fushatë e reflekton luhatjen në kurs.

Paralelisht, Leku është forcuar edhe ndaj valutave të tjera kryesore. Dollari Amerikan ka zbritur në nivelin e 86.6 lekëve ndërsa paundi britanik vlen 115 lekë.

Duke parë prirjen e kursit, një rënie e mëtejshme e Euros në muajt e ardhshëm do të jetë e vështirë të shmanget, pa ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë. m.p.

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV