Arrestimi i kandidatit në Sarandë, avokati: Personat ia dhanë për denigrim para zgjedhjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë zbuluar nga arrestimi kandidatit të ‘Nisma Shqipëria Behet’ Ergys Isufi.

Mësohet se Isufi është arrestuar në aksin rrugor “Borsh-Sarandë”, teksa ka qenë në automjet së bashku me një të mitur. Sipas burimeve, kandidati ka tentuar të largohet për t’i shpëtuar policisë por nuk ka mundur.

Para se të arrestohej, ai kishte pasur një takim me dy persona në Sarandë. Pas ndarjes me ta, policia e ka ndaluar gjatë rrugës për në Borsh, ku pritej të zhvillohej një takim elektoral. Më pas, ai do të nisej drejt Tiranës për të marrë pjesë në takimin përmbyllës të fushatës që do të mbahet nga nisma “Nisma Shqipëria Bëhet “.

Prag zgjedhjesh! Arrestohet kandidati i “Shqipëria Bëhet” në Sarandë, u kap me drogë

Policia ka kryer edhe një kontroll në banesë, por nuk është gjetur asgjë e paligjshme. Kokaina është gjetur gjatë kontrollit fizik ose gjatë kontrollit të automjetit. Aktualisht ai ndodhet i ndaluar në Komisariatin e Sarandës. Nga ana tjetër, shtabi politik i koalicionit të ‘Nisma Shqipëria bëhet në Sarandë’ është shprehur se kjo ngjarje është një inskenim.

Avokati Brigels Dervishi ka deklaruar se ka pritur dy orë në komisariat përpara se t’i lejohej të takohej me klientin e tij. Dervishi është shprehur se dyshohet për një inskenim nga pala e mbrojtjes.

“Mendojmë se kemi të bëjmë me një inskenim duke përdorur një dobësi të tij. Personat ia kanë dhënë qëllimisht për të tentuar të ulen imazhin e tij duke qenë se ka një status politik në fushatë.” -është shprehur avokati Dervishi. m.p.

Të fundit

Zgjedhjet e 11 Majit/ SPAK bën bilancin: 39 procedime penale të regjistruara!

Prokuroria e Posaçme ka bërë bilancin lidhur me krimet zgjedhore në vend gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. SPAK informon...

Të paktën kërkojini falje Lulëzim Bashës

Shpëtim Luku Në politikë rrallë ndodh që dikush të marrë një vendim të drejtë kur ai është i vështirë, i papëlqyeshëm dhe me kosto personale....

PD rrezikon edhe në listën e mbyllur, dy deputetët “e sigurt” mund të mos marrin mandatin

Humbja e thellë që po pëson Partia Demokratike në disa prej qarqeve të vendit, po i prek asaj edhe listën e mbyllur të deputetëve. Kështu,...

PD-ja po paguan gjithçka ka bërë, shumë më dobët se me Bashën në krye!

Sipas projeksioneve deri më tani, PS-ja është në krye të garës zgjedhore, me 83 mandate, për të shkuar drejt mandatit të katërt. Ish-deputeti i PS-së,...

I qetë dhe sportiv, Edi Rama shkon në selinë e PS-së

Teksa rezultatet e deritanishme nga KQZ-ja e nxjerrin Partinë Socialiste fituese absolute të zgjedhjeve të 11 majit, Edi Rama ende nuk pranon të bëjë...

Lajme të tjera

Web TV