Meghan Markle tregon sekretin e saj për ta kaluar lehtë shtatzëninë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Meghan Markle ka befasuar publikun me rrëfimin e saj të sinqertë mbi mënyrën sesi ka arritur të përballojë sfida personale, veçanërisht gjatë periudhës së shtatzënisë. Në një bisedë me Hannah Mendoza, themeluese e kompanisë së kafesë me bazë kërpudhash Clevr Blends, Meghan zbuloi se një përzierje e përgatitur sipas mjekësisë Ayurvedike e ndihmoi të ruante qetësinë dhe balancën emocionale.

“Njerëzit kur dëgjojnë për kërpudhat, menjëherë mendojnë për diçka ‘hipi’, për një mënyrë alternative jetese. Por nëse nuk i njihni adaptogjenët, mund t’ju duken të çuditshëm,” shpjegoi Meghan në podcast. “Janë elementë ushqimorë që kanë qenë pjesë e trajtimeve natyrore ndër shekuj. Ideja është ta shohim ushqimin si ilaç.”

Ajo shtoi se përfshirja e këtyre produkteve në përditshmëri e ka ndihmuar të qëndrojë e përqendruar dhe e qetë në momente sfiduese. Edhe Princi Harry ka përmendur më parë eksperiencat e tij me kërpudhat, të cilat i ka përmendur në kujtimet e tij që datojnë në vitin 2016.

Në një tjetër rrëfim personal, Harry ka pranuar gjithashtu se në moshën 17-vjeçare kishte provuar kokainën, por theksoi se “nuk më dha asgjë, nuk ishte ajo që më duhej.”/E.Ç

Të fundit

Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë

Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e...

Kualifikime historike, Dinamo dhe Egnatia bëjnë detyrën dhe kalojnë në fazën tjetër

Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2...

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Lajme të tjera

Web TV