VIDEO: Degradon takimi i PD në Elbasan, militantët përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Një përplasje fizike ka ndodhur në Elbasan mes mbështetësve të kandidatëve të ndryshëm që garojnë nën siglën e “Shqipërisë Madhështore”.

Ngjarja ndodhi gjatë një aktiviteti elektoral që PD po zhvillon në Elbasan sot, ku simpatizantët shihen duke u rrahur me njëri-tjetrin.

Në pamjet e siguruara nga Report Tv shihet se përplasja ka ndodhur mes një grupi djemësh të cilët gjuajnë njëri-tjetrin. m.p.