Diaspora në rrezik, Jozefina Topalli thotë se “po bëhet manipulim masiv me votat”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesja politike e PD në diasporë, Jozefina Topalli denoncoi sërish votat e diasporës në Greqi.

Ajo i kërkoi KQZ që zarfat e Greqisë të mos bashkohen me shtetet e tjera të diasporës, pasi atje po bëhet manipulim masiv me votat.

Topalli: Vazhdojmë të kemi skema të krimit zgjedhor. Është kthyer jo në shqetësim, por në një alarm të fuqishëm për integritetin e votës në Greqi. Gjatë kësaj periudhe kemi shprehur shqetësimin tonë të qytetarëve që jetojnë në Greqi, që ata e kanë të pamundur të marrin zarfet. Ata nuk i gjejnë zarfet as në lokalet e kontraktuar nga DHL. Ndërkohë që nuk kanë mundësi të votojnë, këtu në Tiranë vijnë kuti të pafundme me fletë të plotësuara. Nga Greqia vijnë kuti të mbushura, ndërkohë që qytetarët nuk marrin dot zarfet. Ndërkohë nga vendet e tjera numri i kutive është i papërfillshëm. Ajo që kemi dyshuar është që shpërbimin postar aty të nën kontraktorëve po e bën pushteti i Tiranës. Kjo e kthen në një problem të madh manipulimin masiv që po bëhet në Greqi.

I kërkojmë KQZ, që thotë se për thyerjen e standardeve do sanksionohen nënkontratkorët. Ne si forcë politike nuk jemi për sanksione, por për ruajtjen e integritetit. I bëjmë thirrje KQZ që kutitë që vijnë nga Greqia të trajtohen në mënyrë të veçantë dhe mos bashkohen me vendet e tjera meqë ne kemi dyshime për skemën e manipulimit të votës. Përsëris thirrjen ndaj OSBE ODIHR që të ketë vëmendje të veçantë me atë që po ndodh me manipulimin e votës në Greqi. SPAK i përsëris që të hetojë këtë skemë. m.p.

Të fundit

PSG shkatërron Interin dhe shkruan historinë, francezët ngrenë trofeun e Championsit

PSG ka fituar për herë të parë në historinë e vet Ligën e Kampioneve duke mundur me një triumf...

“Ça prisni ju, të marrim kallashin?”/ Noka: Berisha bëri super fushatë, por na vodhën

Flamur Noka thotë se Partia Demokratike bëri maksimumin në zgjedhjet e 11 majit, por vjedhja e votës prodhoi rezultatin final, 83 mandate për PS...

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke adresuar kritika të forta për drejtimin aktual të Partisë Demokratike...

Ford tërheq 29,000 automjete, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve

Ford ka tërhequr 29,501 makina në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që “mund të rrisë rrezikun e aksidenteve”, raporton La Repubblica. Njoftimi u bë...

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune (31 maj)....

Lajme të tjera

Web TV