Emrat/ Arrestohen në Dubai 3 shqiptarë të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre shtetas shqiptarë të njohur si përkrahës të të shumëkërkuarit, Talo Çela, janë arrestuar në Dubai.

Bëhet fjalë për shtetasit Ervis Daka, Maksim Koçi dhe Ado Xhika, të cilët u vunë në pranga në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”.

Konkretisht, Ervis Daka akuzohet se ka informuar shtetasit që kanë tentuar të vrasin shtetasin K. P., në lidhje me lëvizjet e tij.

Ka siguruar kushtet/mjetet për vrasjen e shtetasit A. S. Po ashtu ka strehuar dhe ka transportuar dhe i ka siguruar kushtet e nevojshme për jetesë, shtetasit të shumëkërkuar Talo Çela.

Maksim Koçi ka marrë pjesë në vrasjet e shtetasve K. K. dhe I. A. Ai ka siguruar kushtet/mjetet për vrasjen e shtetasve A. S. dhe A. C. alias A. S dhe ka ndihmuar shtetasin e shumëkërkuar Talo Çela për t’u fshehur.

Ndërsa Ado Xhika akuzohet se për rreth 2 vjet, ka ndihmuar shtetasin Talo Çela duke i krijuar kushtet e nevojshme për jetesë. Po ashtu ka shoqëruar 1 gazetar, me qëllim intervistimin e shtetasit Talo Cela.

Njoftimi:

Policia e Shtetit/Vijon intensivisht operacioni “The Wanted”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapen në Dubai, 3 shtetas të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale kundër personit, dhe përkrahës të të shumëkërkuarit T. Ç.

Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve në kohë reale dhe koordinimit konstant të veprimeve operacionale, mes strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese në Emiratet e Bashkuara Arabe, realizuar nëpërmjet strukturave të Interpolit, u finalizuan në Dubai, 3 faza të tjera të operacionit “The Wanted”. Konkretisht, u kapën shtetasit:

-E. D., 38 vjeç, të cilit GjKKO, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se:

Lexo edhe :  Prokuroria kërkon dënimin me burgim të përjetshëm për Dan Hutrën

-ka informuar shtetasit që kanë tëntuar të vrasin shtetasin K. P., në lidhje me lëvizjet e tij;

-ka siguruar kushtet/mjetet për vrasjen e shtetasit A. S.;

-ka strehuar, ka transportuar dhe i ka siguruar kushtet e nevojshme për jetesë, shtetasit të shumëkërkuar T. Ç.

-M. K., 39 vjeç, të cilit GjKKO, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për interes dhe hakmarrje, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se:

-ka marrë pjesë në vrasjet e shtetasve K. K. dhe I. A.;

-ka siguruar kushtet/mjetet për vrasjen e shtetasve A. S. dhe A. C. alias A. S.;

-ka ndihmuar shtetasin e shumëkërkuar T. Ç., për t’u fshehur;

-A. Xh., 40 vjeç, të cilit GjKKO, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se:

-për rreth 2 vjet, ka ndihmuar shtetasin T. Ç., duke i krijuar kushtet e nevojshme për jetesë;

-ka shoqëruar 1 gazetar, me qëllim intervistimin e shtetasit T. Ç.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët, me qëllim ekstradimin e këtyre shtetasve, në Shqipëri./e.s

Të fundit

Dje fitoi Shqipëria evropiane

NGA FATOS ÇOÇOLI  Pavarësisht nga partia fituese në zgjedhjet e djeshme, në tërësi, qetësia dhe qytetaria me të cilën mbi...

‘Prindërit Panda’, stili i prindërimit ledhatues e të butë

Në “arenën zoologjike” të stileve të prindërimit, pranë “prindërve tigër” (të ashpër dhe konkurrues), shfaqen “prindërit panda”. Të butë, të pranishëm dhe ledhatar…por me...

Numërohen 46% e votave në Kukës, kryeson PD

Teksa janë numëruar 46% e votave ose 64 kuti nga 139 në qarkun e Kukësit, Partia Demokratike kryeson bindshëm me 54% të votave ose...

I akuzuar për korrupsion zgjedhor, arrestohet babai i kandidates së PSD në Fier

Pandeli Bozha, babai i kandidates së PSD në Fier, Limonera Bozha, është ndaluar me urdhër të SPAK nën dyshimin për korrupsion aktiv në zgjedhje. Mësohet se...

Surpriza e Dibrës, PS i merr mandatin e tretë PD-së, kryeson me mbi 59% të votave

PS përmbys rezultatin në qarkun e Dibrës, ku sipas rezultateve paraprake ka marrë 10,441 vota ose 58.5% të totalit, duke siguruar 3 mandate. Krahasuar me...

Lajme të tjera

Web TV